Në Beograd të Serbisë, të enjten ka filluar festivali “Mirëdita, Dobar Dan”. Qysh në ditën e parë, në këtë festival është shfaqur dokumentari i njërës nga historitë më të dhimbshme të luftës në Kosovë, atë të Ferdonije Qerkezit.
Ky dokumentar, i cili u realizua nga Gazmend Bajri dhe Shkurte Dauti, kanë personazh kryesor pikërisht Ferdije Qerkezin, e cila ka humbur në luftë 3 djemtë dhe burrin, e për të cilët nuk ka marrë asnnjë të dhënë më pas. Ajo nuk ia dinnë as varret atyre.
Dokumentari “Ferdonija” u shfaqë para dhjetëra shikuesve shqiptarë dhe serb, por edhe ndërkombëtarë që cdo vit vijnë nga vende të ndryshme për të përcjellë këtë festival.
Dje para publikut shqiptaro-serb në Beograd u shfaq edhe filmi “Nëntori i ftohtë”, e cila ngjarje zhvillohet në kohën kur nis shpërbërja e Jugosllavisë dhe presidenti i atëhershëm, Slobodan Milloshevic, nis të punojë kundër autonomisë së Kosovës me forca të plota.
Por pas dokumentarit dhe filmit të shfaqur të enjten, gjatë ditës së premte, u promovua edhe libri “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”, i autorit Kushtrik Koliqi, për të cilinn libër u organizua edhe një debat. Janë diskutuar cështje që kanë të bëjnë me të pagjeturit, për fatin e të cilëve kërkojnë të dijnë familjarët tash e 20 vite, por nuk kanë marrë asnjë informatë. Madje gjatë diskutimit u lexuan edhe fragmente të familjarëve të personave të pagjetur, rrëfime këto që janë rrënqethëse dhe pikëlluese për cdokë që i dëgjon ato.
Ndryshe, festivali “Mirëdita, Dobar Dan”, sic tashmë është bërë traditë, u përcoll me protesta nga ekstremistët serbë, të cilët me këngë patriotike shprehnin kundërshtinë për paraqitjen e historisë së luftës por dhe Kosovës në përgjithësi, duke bërtitur madje “Kosova është zemra e Serbisë”.

























