Mundësi për të rinjtë e diasporës për t’u lidhur me rrënjët

Deri me 15 Mars, Aplikimet e Hapura per programin OriginAL
Mundësi për të rinjtë e diasporës për t’u lidhur me rrënjët

Programi OriginAL, një nismë e organizatës GERMIN dhe Fondacionit Global Shqiptar nga SHBA, ka hapur thirrjen për aplikime për të rinjtë shqiptarë nga e gjithë bota për vitin 2026. Programi, i cili tashmë është në vitin e katërt, ka sjellë 257 të rinj nga 25 shtete për të vizituar Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, në një përvojë falas edukative, kulturore dhe vullnetare.

Kjo është një përvojë dyjavore që kombinon mësimin, kulturën, historinë, vullnetarizmin dhe lidhjen njerëzore mes brezave të rinj të diasporës shqiptare. OriginAL është një platformë që synon të ndryshojë narrativën e migrimit — nga largimi te kthimi — duke u mundësuar të rinjve të diasporës, kryesisht të lindur dhe të rritur në mërgim, të zbulojnë rrënjët e tyre dhe të kuptojnë më thellë identitetin e origjinës, si edhe të njohin realitetin bashkëkohor të vendeve tona.


Kush mund të aplikojë
Aplikantët duhet të jenë me origjinë shqiptare, të moshës 18 deri në 24 vjeç dhe të kenë interes për kulturën, historinë, komunitetin dhe mësimin përmes përvojës.

Programi synon të sjellë mbi 150 të rinj në vendet e origjinës gjatë vitit 2026.

Më shumë informata për programin dhe aplikimin gjenden në faqen zyrtare të OriginAL: https://origin-al.org/.