Mujo Sokoli nga Dragobia, që i shkeli të 99-tatë, shërbeu me ditar në Kosovë

 

Mujo Sokoli, i lindur në Dragobi, një nga pionierët e parë te lëvizjes antifashiste te Tropojës, oficer me aftësi, burrëri e kulturë të veçantë, që dha kontribut të veçantë në modernizimin e ushtrisë shqiptare, që nga viti shkollor 1941/42, ishte ndër mësuesit e parë në Shkollën fillore “Mic Sokoli” në Slivovë të Ferizajt.

Për këtë personalitet të shquar të Dragobisë së Bajram Currit e Fatime Sokloit, na dërgoi një shkrim Bardhyl Adem Selimi nga takimet që pati me Mujon, duke na dërguar edhe një shkrimi nga Info Arkiva, botuar me  7 shtator 2010. Ndërsa nga faqja Shkollës fillore “Mic Sokoli”, në fshatin Slivovë të Ferizajt, mësojmë se në mes të viteve 1942- 1948 në këtë shkollë punuan Mujo Sokoli, Jakup Sylejmani, Fran Vuqaj ,Veronika Balaj, Albert Koromani.” …)  Nga Info Arkiva, shkëputëm disa fragmente për jetëshkrimin e këtij veterani e ushtaraku dhe mësimdhënësi e redaktor të gazetës ushtarake, derisa ishte gjallë:

Dragobia që lindi Fartime Sokolin, Ramë Sadrien e Mujo Sokolin…

Dragobia e njohur dhe e dëgjuar për bukuri te rralla natyrore. Dragobia e njohur dhe e dëgjuar si vendstrehuesja e div dragoit te Dragobisë Bajram Curri e njohur dhe e dëgjuar si vendlindja e artistes se merituar Fatime Sokoli dhe heroit Ram Sadria lindi dhe veteranin Mujo Sokoli, njërin nga pionierët e parë te lëvizjes antifashiste te Tropojës, oficerin me aftësi, burrëri e kulture te veçantë qe për tere jetën e tij ne detyra funksionale kontribuoi për aftësimin dhe modernizimin e ushtrisë shqiptare. Mësimet e para i fillon ne fshatin e tij i vazhdoi dy vjet ne Kukës e prej andej dhe dy vjet ne Shkodër. Konkurron ne Shkodër për te vazhduar studimet ne Normalen e Elbasanit fiton konkursin, por përkrahësit e regjimit te atëhershëm për interesat e fëmijëve të tyre i anulojnë Mujos arsimimin. I gjendur keq e shume i mërzitur ai niset per ne Tirane tek daja i tij Dino Bajraktari i cili nëpërmjet drejtuesve te Ministrisë se Arsimit i mundëson te regjistrohet ne shkollën teknike. Fillon studimet ne atë shkollë ne një varfëri te tejskajshme. Gjate arsimimit djaloshin e Dragobisë Mujo Sokoli e shqetësonte varfëria e mjerimi qe kishte pllakosur aso kohe Shqipërinë.

Kontaktet me drejtuesit e njësiteve partizane të Tiranës

Ne bankat e shkollës ne moshë te re ai ra ne kontakt me drejtuesit e njësiteve partizane te Tiranës. Me cilësitë e tij prej një energjiku e shume besnik ua fiton besimin guerileve te cilët shume shpejt e bëjnë anëtar aktiv te tyre dhe pjesëmarrës ne protestat antifashiste qe organizoheshin ne Tiranë. Vitin e fundit te shkollës se mesme e vazhdon ne Kavaje mbasi atje transferohet shkolla teknike. Pas mbarimit te shkollës dërgohet ne Normalen e Prishtinës ku për disa muaj kualifikohet për mësues.
Mësues në disa fshatra të Kosovës

Kualifikimin e merr shume mire dhe emërohet mësues ne Hoç një fshat ne periferi te Prishtinës. Mujo nuk qëndroi shume prej andej shkon ne fshatrat Slivovë, Ferizaj e Shtimje. Qëndrimi ne ato fshatra beri qe Mujo te njoh aktin heroik te Mic Sokolit te njoh qëndresën heroike te luftëtarëve shqiptarë nën drejtimin e Lidhjes se Prizrenit kundër pushtuesve otoman çka ndikoi në formimin e mëtejshëm revolucionar te tij. Gjate qendërzimit ne Prishtine ne fshatrat Hoç, Dule Ferizaj e Shtimje njihet me Tofik Çangën e veprimtare te tjerë antifashist te atyre aneve.

Mujo bashke me dajën Dino Bajraktari formon çetën Shkëlzeni ne gjirin e se cilës bashkohen shume tropojanë ne mes te cilëve dhe Mehmet Ram Dollapi. Ajo çetë luajti rol shume te rëndësishëm ne forcimin e unitetit ne popull si dhe ne bindjen e tij ne lufte kundër fashizmit. Mujo bashke me shume malësorë tropojan qe kishin formuar batalionin e trete territorial iu bashkëngjit radhëve te asaj brigade duke marr pjese aktivisht ne spastrimet e mbeturinave fashiste ne Theth e Lekbibaj.

U be efektiv i asaj brigade me detyre komisar kompanie dhe bashke me te u nis për në Kosovë me detyrë luftarake çlirimin e saj. Ne rrugën e gjate te brigadës Tropoje-Judovnik e Priopolje si dhe ne misionet luftarake te saj, Mujo Sokoli ishte i pari ne marshim i pari ne sulm dhe fundit ne tërheqje. Ishte ajo cilësi fiziko-luftarake qe Mujo Sokoli fiton gradën e togerit. Kur brigada e 25 Sulmuese kreu misionin e saj Mujo Sokoli kishe marre gradën toger dhe prej andej emërohet komisar politik në Tropojë.

Botimet e revistës qe ai drejtonte iu nënshtruan revizionimi të veçantë

Ne vitin 1971 fillon te funksionoi institute i studimeve ushtarake. Pranë atij instituti u grumbulluan kuadrot e oficeret më me përvojë ne mes te cilëve dhe Mujo Sokoli me detyre kryeredaktor i revistës Njohuri ushtarake… Mujo Sokoli u mbikëqyr shume ne atë kohë. Roje i vunë pranë shtëpisë për te ndjekur lëvizjet e veprimet e ti hap pas hapi. U thirr dhe ne hetuesi për te informuar për disa nga ish-bashkëpunëtorët e tij mbi te cilët rendonte akuza e rendë. Te gjitha botimet e revistës qe ai drejtonte iu nënshtruan revizionimi te veçantë. Sot Mujo Sokoli si gjithnjë edukator atdhetar realist objektiv e gojëmbël. Memoria e ti është një histori e tere per vendlindjen e tij Tropojën për ushtrinë dhe rrugën e formimit te saj. E pyet për luftën te tregon episode jo vetëm nga brigade e 25 ku ka qene efektiv i saj por për te gjitha brigadat partizane…

Jeta e Mujo Sokolit dhe mbi 30 vite shërbim ne ushtrinë shqiptare janë te lidhura ngushtësisht. Ato plotësojnë njëra tjetrën. Njohja e Mujo Sokolit ka kaluar kufijtë e Shqipërisë.

Me Mujo Sokolin krenohet Tropoja qe e lindi krenohet ushtria qe e pati oficer krenohen ushtaret e oficeret qe e patën epror.

Shënim i Bardhyl Selimit: 

Pasi e lexova këtë shkrim, krijova një përfytyrim më të plotë për Mujo Sokolin, të cilin e kam pas jo larg shtëpisë sime, kaq shumë vjet. Më parë kam njohur të bijën, Afërditën, një gazetare e njohur e RTSH.

Me Mujon takohesha rastësisht në rrugë, kur ai bënte shëtitjet e tij të përditshme, shkonte të takonte miqtë në kafet e lagjes. Ai më njihte, me sa duket, prej kohësh, nëpërmjet nënës time që e ka takuar në Prishtinë, e dinte edhe historinë time familjare. Ndjeva te ai një simpati dhe ngrohtësi për familjen time. Vitet e fundit me tregonte me krenari që e kishin shpallur Qytetar Nderi të Tropojës. Më erdhi keq kur mësova se ai humbi të shoqen, të sëmurë prej vitesh. Ndonëse vetë i moshuar, i sëmurë, asnjëherë nuk e pashë të dëshpëruar. Më habiste kujtesa dhe qartësia e tij në të folur. Nuk hapej shumë për të kaluarën e vet sidomos në Kosovë.

Një ditë të vitit 2018, ndërsa po ecja me profesorin Astrit Leka, e ndeshëm në rrugën Mine Peza dhe u ulëm ndanë trotuarit. Aty i fotografova të dy. Para se të vdiste, e takova sërish në kryqëzimin e rrugës Fortuzi me atë Mine Peza. Pranoi të pozonte bashkë me mua. Ndërroi jetë në moshën 99 vjeçare! Në albumin tim kam edhe një foto ku Mujo ka dalë në Prishtinë me mësues të tjerë, përfshi edhe nënën time. Ai duhet të jetë djaloshi me çizme e çorape leshi në këmbë në skajin e djathtë.

Në faqen shkollës fillore “Micë Sokoli” në Slivovë të Ferizajt, ku edhe ka rëne heroikisht Mic Sokoli, shkruan se: në këtë shkollë: “si mësues ka punuar edhe Mujo Sokoli nga viti shkollor 1941/1942 deri ne vitin 1948 në këtë shkollë punuan Mujo Sokoli , Jakup Sylejmani, Fran Vuqaj ,Veronika Balaj, Albert Koromani.” …

( Në mesin e fotove krahas atyre që i ka shkrep Bardhyli me dy veteranët: Mujo Sokoli e Astrit Leka ( që ka kaluar të 96-tatë dhe jeton në Gjenevë), është edhe një foto e vitit 1942,  ku është mësuesja Vezire Gjiraku (nëna e Bardhylit)  në skajin majtas në këmbë, ndërsa Mujo Sokoli në skajin djathtas në këmbë)