Mont Blanc maja më e lartë në Francë

Mont Blank është maja malore e sistemit malorë të Alpeve, njëherit dhe maja më e lartë në Francë dhe maja e dytë malore për nga lartësia në Evropë me 4810 metra mbi nivelin e detit.

Në shpatijet veriperëndimore ka numër të madh të akullnajave, ndër to më e madhja
është akullnaja Mer de Glace, e cila lëshohet luginës drejt Chamoni, ndërsa në atë
jugore është karakteristike akullnaja Aleq e gjatë 21 km.

Një kohë të gjatë është llogaritë si maja më e lartë malore në Evropë duke studiuar Evropën dhe shtrirjen e sajë nga Oqeani Atlantik deri te mallet Ural dhe Kaukaz, e cila kohëve të fundit është bërë aktuale, maja malore Elbrus me 5642 metra lartësi i ka marr epitetin si maje më e lartë në Evropë.


Mont Blank nuk është vetëm mali më i lartë i Alpeve, ai është gjithashtu një masiv
me mijëra faqe që zgjatet për mbi pesëdhjetë kilometra, me një gjerësi maksimale
prej pesëmbëdhjetë kilometra. Akujt dhe bora e përhershme në masiv mbulojnë një
sipërfaqe prej 120 kilometra katrore.

( Reference për shkrim dhe foto: Wikipedia)