Mesazh i qartë: Mbi 500 veta u mblodhën të shtunën me 23.1.2016 në Baden/AG për të kërkuar ruajtjen e 1300 vendeve të punës, mes cilëve edhe shumë bashkëkombës tanë shqiptarë. Andaj në mesin e protestuesve për tu solidarizuar me të gjithë të prekurit ishin edhe disa dhjetëra aktivistë sindikalist shqiptar të Unia-s.
Ky mobilizim tregoi: Planet reduktuese të «GE» prekin gjithë regjionin. Rreth një çerek i të punësuarve në Aargau do të prekeshin. Kjo nuk është e pranueshme. Andaj sindikata Unia kërkon: Jo reduktim të vendeve te punës tek Alstom!
Politika të veproi përgjegjshëm
Edhe politika ka obligime e përgjegjësi: Nevojiten masa për të siguruar sektorin industrial në Zvicër. Nevojitet gjithashtu presion karshi Bankës Nacionale, e cila me fuqizimin e frangut zviceran ka vu binarët drejt de-industrializimit.
Politikë industriale tani!
Unia ka tërheq vërejtje për nevojën e strategjisë së politikës industriale. Për këtë duhet që sindikatat, shoqatat e punëdhënësve, federata dhe kantonet, të angazhohen për fuqizimin e Zvicrës si punëtori prodhuese. Pasi kërcënimit de-industrializimit duhet dhënë fund.



















