Vështrimi i poetit Musa Jupolli, kryetar i LKSHM-së me rastin e promovimi të librit “Kundrime Letrare” të autorit Mërgim Bekteshi, në Bibliotekën e Konsullatës së Kosovës në Cyrih., nën patronazhin e Shefit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM).
Filozofia në “Kundrime Letrare” të Mërgim Bekteshit ku vlerat si dhe gjuha me stilin e shkrimit janë në kërkim që përmes figurave trajtohen autorët në këtë vepër. Një pyetje që ka të bëjë me parimet midis krijuesit dhe lexuesit që e bënë singularitetin, misterin dhe gjithashtu kureshtjen posa fillojmë ta lexojmë veprën.
Nëse një vepër u duket e thjeshtë, mendoj unë, shprehja “Unë mendoj, prandaj jam”, thjeshtësi që i referohet thelbit në kuptim të çelësit të fshehur brenda librit.
Vepër që e shtynë lexuesin të njihet më mirë me autorët, pra (personazhet e librit) refleksionet, me njohuritë e tyre për artin letrar “Kundrime Letrare” që frymëzon dhe si ndihmesë vjen pa dashje kureshtja, ja pra mesazhi i një kritiku që të njehmi me një filozofi e cila na vë në temë të kulturës letrare!
Një kritikë e mirë letrare e shpjegon shumë pak librin, nga ana tjetër, e analizon në detaje nga pikëpamja e teorisë letrare. Me fjalë të tjera ajo që i ofron lexuesit befasinë e librit, pra e rëndësishme është vëmendja të përcaktimi si ide frymëzuese për lexuesin!
Një kritikë letrare nuk është e njëjtë me një opinion, kritika letrare duhet të prezantojë një reflektim kritik, pozitiv apo negativ, mbi (të gjitha) veçoritë e librit në fjalë. Kritika nuk është një ese letrare, por një përshkrim ku sjell njohuri filozofike, të dhënat e mendimit, ndërtimin dhe personazhet kryesore, stilin e autorit, cilësinë si dhe reflektimet e autorit.
1)
Ja si fillon libri
Ballkani merr pamje të zymta në lagështinë e tepruar të vjeshtës që shpesh pasohet me dimrin zemërak, kurse pranvera me verën janë asimetrike, prandaj stinët përkufizohen nga populli:Proza romanore të Virion Graçit, thotë autori!
Sqarim: Stina e hijeve” titulli i romanit të Graçit
Bëjmë pyetje dhe i parashtrojmë vetës leximin e romanit dhe krahasimin me librin e Z. Bekteshi, ju ta përzgjidhni detyrën tuaj!
“Nuk ka humbës, sepse nuk ka fitues” emigranti shqiptar për vajzën e tij që do shërim, Elona, ky emër i bukur diku në mitologjinë e lashtë.
Autori i vë në shënjestër “normat e civilizimit”, autori nuk e dënon, ai jep ide që përveç krijuesit nuk ka filozofi tjetër bindëse!
2) E BUKURA DHE SHËMTUARA NË ROMANIN E GËZIM ALIUT
Romani e tij “Në klubin e të shëmtuarve”.
E gjithë kjo përputhet me kritiken letrare ku zë fill Frojdi: Imagjinata e deri të incestet ( tragjeditë greke) apo edhe në fushën e kriminologjisë .
Një qasje tejet e rëndësishme me një temë tepër të ndjeshme, dhe ja fjala e popullit “njeriu i dalun fale” do ta quaja filo-psikologji në zbërthim që ia bënë Mërgim Bekteshi.
3) FJALË TË GATUARA BUKUR– Emin Z. Emini
Poezi n ‘akte dramatike, thotë autori Bekteshi, kjo përsiatje në poezinë e Emin Eminit si element poetik “mes qellit dhe detit/ një fityrë gruaje” si dhe guximi i Adem Gashit (redaktorit të librit të Z. Emini), FJALË TË BUKËTA, kjo mu duk tejet e këndshme n’ artin e poezisë si dramaturgji.
Këtu mësojmë edhe për poetin që shkruan gegë, siç thuhet në libër:
..”.éqë ndoshta edhe më së miri i përshtatet si për nga forma e rrëfimit poetik ashtu edhe për nga porosia dhe përmbajtja filozofike”.
4) Imer Topanicën, “Këpcët e vdekjes” me metaforën e autorit
…”për të ngritur një flamur herë të paqes e herë të luftës”.
Balkans en feut” thotë Maspero “Ballkani në Zjarr”
5) POETIKA E EMINE MALIQIT
Një vështrim po ashtu me interes të veçantë
Redaktori i librit, Agim Morina, e përkufizon autoren si: ’’një zë origjinal tundues, një aventurë magjike nëpër një botë poetike krejt autentike’’.
6) IRONIA DHE SARKAZMI NË ROMANIN E ARDIAN HAXHAJ
Ironia e zezë, në syrin e shkodranit
Ngjarjet e Kosovës , pastaj ambasadori i lartë nga një shtet i fuqishëm
Në roman hasim vuajtjet e familjes në mungesë të Lirisë ; po edhe pas zhgënjimin…
7) ROMAN I NDËRTUAR MES KLASIKES, MODERNES DHE POSTMODERNES
Z. Bekteshi e ngritë në meritë autorin Karahoda
Shkruan:
“që kërkon përkushtim për lexim, por të mban me rrëfimin e bukur, të tërheq edhe për mendimet eseistike, edhe për gjuhën e pasur dhe motivet e karakteret e shumta që trajtohen”.
8) VARGJET E QUMËSHTIT TË POETIKËS
DIJE DEMIRI-FRANGUT
“Qumështi i poezisë’’.
Vargu ”Pinë lotët e Maria Magdalenës”, të arbëreshët e De Radas, rrëmbimet e Evropës dhe dyshimete Kadmit, e deri të 1999 ku autorja sjell poezi me motive të ngjarjeve të makthshme”, këtu nuk mungojnë poezitë që i përkushtohen edhe COVID-it!
9) PËRVUAJTJA POETIKE TE LIBRI
“MURANË FJALËSH” (Majlindë Sinani-Lulaj)
Shkruhet në libër
“Sipas Fjalorit të gjuhës shqipe, murana është grumbull i gurëve të një muri të rrëzuar, por edhe grumbull gurësh që vihen në vendin ku është vrarë apo varrosur dikush.
Origjina e këtyre dy kuptimeve është po aq e vjetër sa vetë njerëzimi.
Murana vjen së bashku me fjalën, në kohën kur njeriu arritjen e tij filloi ta manifestojë përmes vizatimeve në shpella, nga artikulimi fonetik, në atë grafik, për të shprehur dëshirat, tendencat, ëndërrimet, imagjinimin, komunikimin me të tjerët”.
10) SKËNDERBEU DHE SHTETI I SË DREJTËS
TË ARBRIT(me bashkautorë Bashkim Rrahmanin dhe Majlinda Belegun)
…fillon me th 11)
Këtu sikur u binda edhe më në përkushtim që ka autori i Librit “Kundrime Letrare” i Mërgim Bekteshit, që ia vlen butësisht e shpirtërisht të lexohet.
Adil OLLURI,( edhe miku im) që i përkushtohet një historie që e dimë; po që harresa na është vë në pritje! Kjo histori, kjo ndjenjë e një krijuesi që na vë në dilemë duke i parashtruar vetës një të vetmen pyetje KU ISHIM DHE KU JEMI? Mendimi im!
Shkruan:
“Në pranverën e vitit 1999, një lokomotivë e vjetër e prodhimit socialist e me vagonë të ndryshkur, do të barte njerëz nga drejtimi i Prishtinës në kufirin me Maqedoninë Veriore. Dëbimi i shqiptarëve ka një histori që nga viti 1877-1878, në kohën kur Perandorisë Osmane po i lëkundeshin themelet”. E ky dëbim arriti gjatë gjithë kohës e deri të 1999-ta”!
“Adil Ollurit është një dritare e madhe e hapur për të parë qartësisht veten dhe historinë tonë”(“KultPlus”).
12) VAJTIM E SATIRË NË VARGUN POETIK TË LUTFI LEPAJËS
“Granias Lament”, libër me poezi, botuar në vitin2002 nga Shtëpia Botuese “Anton Pashku”.
“Vajtimi me zë gruaje, por me tekst burri”!
Trajtimi i kësaj vepre: Famijla dhe Mysafirët
“Lutfi Lepaja shquhet për gjuhën dhe komunikimin
e veçantë jo vetëm në poezi, por edhe në zhanret e
tjera të letërsisë”, e thotë Mërgim Bekteshi!
Mërgim Bekteshi i hynë në thelb filozofisë së Lepjes pa asnjë ngurrim, e quaj guxim, duke e njohur Lutfi Lapjn si ndër krijuesit që më për së afërmi mund t’i afrohet Anton Pashkut, po edhe Teki Dervishit, po, edhe ndonjë krijuesi atje n’ Irlandën poetike.
Irlanda poetike, një term që ngjall pasurinë e traditës poetike irlandeze dhe ndikimin e saj në imagjinatën e vendit. shpesh të lidhur me natyrën dhe folklorin.
Poezia jonë kombëtare është një trashëgimi edhe kjo e lidhur ngushtë me natyrën dhe folklorin, e recitojmë, e këndojmë, e shkruajmë, e flasim nëpër oda po edhe ne biseda sikur të ishte ajo drejtuese, po edhe qortuese e një shoqërie me të mirat dhe të ligat e saj, patriotike e satirike në të njëjtën kohë, në këtë rrëmujë poetike noton Lutfi Lapaja me shpirt prej një artisi letrar që i ka rrënjët në historinë stërgjyshore!
Tehu i penës të Lutfi Lapaja është një muzë me tipare testamentare !
Besoj se miku i letrave Mërgim Bekteshi nuk më inatson se dua ta kaloj gardhin, në këtë reflektim të një llapjani që shpesh edhe pimë kafe poetike në këndin “Poetet e humbur”, aty ku karakterizohej bota jonë, pavarësisht nga vetja, në historinë, në dramat, në zemërthyerjet e poetëve me karakterin që e lartëson, apo edhe që e kritikon fatin e poetit, fatin e kombit nëpër rrëmujat e kalkulimeve politike e ideologjike, vargu sikur ngre kokë në glorifikim se poezia mbretëron me rrobën më të bukur si një foto peizazhesh me diell, me shi, me borë në Kosovë e Dimër në Shqipëri, filozofia e saj në këngën e Dervish Shaqës!
Klithmat e Lutfi Lepajes Oh! Klithmë e Anton Pashkut!
13) PARAJSË E NËMUR APO OGUR SHPRESE
Sadik Krasniqi
Sadik Krasniqi u takon poetëve që vargun poetik e mbërthejnë me nostalgji e ndonjë herë edhe me një empati që shfaq dëshirën e vullnetshme, por që prolongohet gjatë rrugës. Ndoshta edhe të jetuarit larg atdheut,(Bekteshi)
“Parajsë e nëmur” ofshamë kundër botës hyjnore, atdheu i shumë ngjyrshëm, Bektshi në kritikë letrare, në zbërthim të vargjeve të poetit që na e ka ëndja ta lexojmë.
Psalm dëshmie, Këmisha me flutura, Sa pak frymë, Solemniteti i mërzisë dhe Bulëzim thysash.
Secila nga këto njësi është e përgatitur me togje të veçanta që pretendojnë të stisin udhëzimet e poetit, të ngjeshin zërin e arsyes përmes një alegorie që e hijezon poeti, e thotë Mërgim Bekteshi, në fund Bekteshi e nxjerr me:
Poetet që hulumtojnë imagjinatën e tyre.
14) PERSONAZH NË PURGATOR
Avni Alijaj , roman
Kur Evropa bënte sehire në parajsën me ngjyra ideologjike të Jugosllavisë , nuk po e kuptonte shpirtin e fjalës së lirë dhe demokracisë të rinisë së Kosovës!
Roman që paraqet gjendjen reale të Kosovës nga okupatori që nga 81 e deri të dëbimi
Lexojmë:
Avni Alijajt, personaliteti i të cilit ishte ngritur me edukim të mirë në familje dhe me shkollim në Akademinë e Arteve, i ndalen akrepat e orës në kohën më të mirë të rinisë.
15) LIRIKA E MALLËNGJIMIT
Shani Prushi
Poezia po vdes
tha miku
derisa më shihte tek mbaja
një libër poezish në dorë.
Të dashur bashkatdhetar
Për ta njohur një krijues duhet të lexohet, ndaj edhe ky është vështrimi im, pak shpjegim, pak kritikë e shumë suksese autorit Mërgim Bekteshi.
Në rolin e kritikut kësaj radhe i thash kritikës Rri mirë! (Shprehej arbëreshe)
Po e përfundoj, si mesazh për poetet, shkrimtaret, eseistet e gjithë atyre që merren me kulturë arbërore:
Një kohë, në kohë të duhur do ta vë në Poemë Dardaninë e lashtë me fjalët më të ëmbla, në kohë të duhur do ta vizitoj atdheun tim të bukur, aty ku shijohet natyra me dashurinë time poetike, ne jemi popull poetësh të zbritur në kohë të trazirave që presim Diellin e besimit tonë që poetet, shkrimtarët të jenë fjala e Atdheut!