Mësuesi, Maliq Luzha, mbetet zgjim dhe ndërgjegjësim kombëtar për gjeneratat e tashme dhe të ardhme
Nga Sami ARIFI më 24 mars 1989.
Maliq Luzha u lind në vitin 1946 në fshatin Begracë-komuna e Kaçanikut, ai shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes, ndërsa shkollën Normale të mësuesis e mbaroi në qytetin e Ferizajt. Mësuesi Maliq tërë jetën punoi në arsim, deri në kohën e pensionimit të tij.
Kur shtërngesat, nga okupatori serbo-sllav, ndaj popullit shqiptar ishin të mëdha, dhe qëndrushmëria, sypatrembësia dhe guximi i mësuesit Maliq ishte i pathyer, meqë ai gjithmonë gjendej në mesin e demonstrarave për avansimin e çështjes kombëtare.
Mësuesi Maliq në ditët më të vështira për Kosovën, kur popullata shqiptare përballej me jetë a vdekje, ai kreu aktin e papar dhe të guximshëm, saqë brenda ditës u bë lajm i ditës në mediet botërore si dhe në kanalin prestigjioz të lajmeve televizive Euronews, i cili dha xhirimin kur një tog milicësh, më 24 mars 1989, godasin në kokë e trup këtë mësues. Mirëpo mësuesi i padorzuar atyre milicëve ia kthen me grushta!
Rrëfen mësuesi Maliq: „Unë nga të rënat e kërbaçve pata tre brinjë të thyer, dhe reagimi im me grushta ndaj milicit serb u bë i fuqishëm vetëm kur ai milic mustakoçok më shau nënën shqiptare“… mësuesi Maliq evokon: „Po të mos reagonte komandanti Adem Dulahu, unë as që do të isha në këtë jetë, ndonëse atij i kamë shumë borxh, sepse ai në serbishtë kishte bërtit, ndaloni „Lidheni“, mua mu ndalën të rënat“, unë rrefen mësuesi Maliq, „duke mos e njohur në atë situat ia ktheva me një fjalë të rëndë“, por gjatë tri ditësh në arrest nuk u keqtrajtova fizikisht, falë një ispektori shqiptar. Pas ca ditësh Adem Dulahu më thirri në një ndejë kafeje duke më përqafuar dhe më tha: „as që duhej t’i kërkoja falje“…
Ata që bëjnë vepra të mëdha në ditët më të vështira të kombit dhe të atdheut, ata janë heronjë në mesin e njerëzve në situata të jashtëzakonshme-i tillë ishte mësuesi Maliq Luzha.
Keni foton e përzgjedhur nga xhirini i një ekipi françez që kapi aktin e mësuesit Maliq Luzhës.
Mësuesi Maliq Luzha, i cili gjatë tërë jetës së tij ishte i përkushtuar në edukim, arsimim, zgjim dhe ndërgjegjësim kombëtar, ai tani jeton i shtyer në moshë në qytetin e Ferizajt me familjen e tij, atë e përgëzojmë për punën e gjatë të tij, i dëshirojmë të ketë shëndet dhe gëzime të pafundme në jetë.





















