Mes dy luftave botërore- rreth 300.000 shqiptarë të shërngulur në Turqi  

 

Në vazhdimin e 9 të librit “Shqiptarët e Harruar në Turqi” të Qamil Bytyçit, shkëputëm kaptinen e VIII ku bëhet fjalë për një dokument nga Arkivi Qendror i Shqipërisë, që përket viteve 1931 ose 1932 e që jep detaje rrënqethëse rreth spastrimit etnik të viseve shqiptare në Jugosllavi, ku shkruhet edhe se ku u vondosën këta shqiptarë të shpërngulur në Turqi.- Përmes ca fotove aktuale të shqiptarëve në Turqi, po ua ofrojmë trashëgimtarët e atyre që u shpërngulën në njëqinvjetshin e fundit!  

 Teksti e fotot: Qamil Bytyçi, Stamboll

Sipas një dokumneti arkivor që ruhet në Arkivin Qendror të Shqipërisë përmban të dhëna interesante për shpërnguljen e shqiptarëve drejt Turqisë, ku u vendos pjesa më e madhe e rreth 300 mijë shqiptarëve të shkulur nga Jugosllavia në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore. Ai i përket vitit 1931 ose 1932 dhe bënë fjalë për 26.450 familje të ardhura në Turqi deri në këtë kohë, për viset nga ishin larguar ata, si dhe për rajonet e ngulimit të tyre.

Në mesin e këtyre banorëve të shpërnglur janë edhe shumë familje shqiptare muhaxhire nga Sanxhaku i Nishit në vitit 1877/78, të cilët deri në këtë kohë, por edhe më vonë kanë jetuar në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës e gjetiu.

Përmbajtja e dokumentit (dy faqe në osmanisht): Trevat ku janë vendosur dhe nga kanë ardhur:

– Vilajeti i Ankarës – 4000 familje nga Kosova: Prishtina,  

   Vushtrria, Gjilani, Serfixhe;

– Eskishehir – 500 familje Serfixhe[1], Prishtinë;

– Kytahja – 200 familje Shkup, Prishtinë;

– Inegjol – 500 familje Shkup, Kosovë;

– Bilexhik Jenishehir – 100 familje Kumanovë, Gostivar;

– Bursa – 3000 familje – Kumanovë, Shkup, Gjilan;

– Ushak – 50 familje Prishtinë;

– Konja – 1000 familje Kosovë, Dibër;

– Adana – 2000 familje Manastir, Përlep, Kosovë;

– Kajser – 150 familje Kosovë;

– Kastomoni – 200 familje Mitrovicë, Kosovë;

– Ada Pazar – 1000 familje Kosovë;

– Izmit – 500 familje Prizren, Gorë, Dibër;

– Merzifun – 600 familje Kosovë;

– Çorlun – 100 familje Kosovë;

– Bafra – 1000 familje Shkup, Gjilan, Mitrovicë;

– Samsun – 300 familje Shkup, Gjilan, Mitrovicë;

– Tokat Niksar 300 familje Shkup, Gjilan, Mitrovicë;

– Haxhin – 100 familje Gjilan.

 Gjithsej 15.600;

 

– Izmit – 4000 familje Kosovë, Manastri, Shkup, Përlat;

– Magnisa – 5000 familje Shkup, Prishtinë;

– Bergama – 400 familje Mitrovicë, Kosovë, Shkup;

– Kinik – 100 familje Prishtinë;

– Gjirmasti – 200 familje Tetovë, Prishtinë, Vushtrri;

– Salihli – 200 familje Vushtrri, Prishtinë;

– Ydenish – 100 familje Vushtrri, Prishtinë;

– Antalia 500 familje Prishtinë, Kosovë.

– Sinop 100 familje – Kosovë, Prishtinë.

   Gjithsej 10.750+15.600= 26.350×3=79.050;

Një grup emigrantësh kosovarë të posa mbërritur në Turqi

Pas paraqitjes së dokumentit në faksimile dhe të shqipërura do të shtonim vetëm diçka. Llogaritja me tre anëtarë të familjeve na duket tepër modeste. Familjet e shpërngulura kishin mesatarisht dyfishin dhe ndoshta trefishin e anëtarëve, kështu që 26.450 familjet duhet të kenë pasur mbi 150 mijë anëtarë.

(Arkivi Qëndror i Shqipërisë, F.251, d.207, f.40; F.251, v. 1930, d. 194, fl. 402; Marenglen Verli, Një dokument interesant rreth spastrimit etnik të viseve shqiptare në Jugosllavi, Arkivi shqiptarë, nr. 102/2000, Tiranë, fq. 97-100)

 [1] Qendër Sanxhaku ne Vilajetin e Manastirit.