(Prof. Edi Shukriu, post mortem)
Ah moj Okarina ime,
pse rrin ngrysur, e mërzitur?
Ah! Unë sot mbeta krejt jetime,
edhe «m´ëma» m´paska ikur!
Së´shtë fort larg kur iku t´Ata,
ai që m´mbrumi kur u treta,
sot dhe zonja e ecjeve t´gjata!
Por kujtesen ia ruan jeta!
Kur ndrroi jetë baca Shaqë,
te Prof. Edi´ gjeta ngushëllim,
shpirtit tim i duhej paqë,
pas dekadash në «burgim»!
Eh!Kjo zonja e fisnikërisë,
gjeologe me nâm dhe dije,
n´shpirt pat Tokën e Dardanisë,
që ruan Thesare Trashëgimie!
Fjalëpak, kurrë në krekosje,
e lavronte thellë nëntokën,
që kërcënohej me kanosje,
që t´mos na vrasin djajtë Epokën!
Dardania e ka për Nder,
që krenohet me emrin tënd,
shembëlltyren ta ruan përherë
të kalitun në Monument!
Aty ke muret e Ulpianës,
le të gdhendet «Saga» jote,
në Mes t´Prishtës e Tiranës,
Lapidari t´gjallnon ndër mote!
…
Mentor Thaqi
17 Kallnor 2023