Poeti arbëresh Zef Skiro Di Maxho një libër të veçantë i ka kushtuar Ali Podrimjes

 

Më 19 Janar 2024, rreth orës 16 në mbrëmje grupi i shoqatës “Hora e Skënderbeut” nga Zvicra, Dan Morina, Veli Genc Berisha dhe unë, në shoqërim të studiueses arbëreshe, Dr Ornela Radovicka dhe të dy miqve arbëreshë Salvatore Di Chiara dhe Lino Parrino shkuam te profesor Giuseppe Skiro di Maggio (Zef Skiro Di Maxho), poet shkrimtar,  dramaturg publicist më me zë të Horës Arbëreshe si edhe poeteshën Marg Scilipa, elegante në stilin e saj sa fizik, aq edhe të shpirti  poetik. Një familje mikpritëse, e fisme, ku delli arbëresh ishte në çdo kënd të shtëpisë së tyre. I falënderuam për kohën dhe mikpritjen aq të ngrohtë e të përzemërte që na bënë, përmes një gostie tradicionale arbëreshe.

Kaptina tjetër ishte:libri. Me këtë rast profesiorit Giuseppe Skiro di Maggio, për emrin e të cilit kisha dëgjuar edhe më parë, madje në bibliotekën e librit tim me botime arbëreshe, kisha edhe disa vepra të tij, por ajo që më gëzoi në veçanti ishte se profesor Skiro i kishte kushtuar edhe një libër mikut të tij, poetit tonë të madh Ali Podrimjes me titull: “ Ali Podrimja, njeriu pa adresë” (Letra, mendime, email, shënime dhe poezi”, me parathënie të Anton Nikë Berishës, e në kopertinën e fundit ishte një foto e përbashkët e poetit arbëresh Giuseppe Skiro di Maggio dhe atij kosovar, Ali Podrimjes. Ishte edhe kjo një dëshmi se as dy detna nuk kishin und të ndanin dashurinë e madhe që mbretëronte midis dy poetëve të mëdhenj, që pasuruan me cilësi të lart e varg të mirëfilltë poetik letrat tona.

( Nga R. Rifati)