Mentor Thaqi: TRI DITË SHQYPNI

Tungjatëjeta o Kombi im,
Ty që shërove plagët tua,
Në përpjekje për arsimim,
As sot mësuesët s’i kem harrua
Janë do emra mbetur n’kronikë
Të këtij njëqind vjeçari,
Në mbijetesë t’Trungut Etnik,
Gdhendë përjetë me shkronja ari
Qindra mësues të hershëm,
Atdhetarë të stërdëshmuar,
Guximtarë e trima t’ndershëm
U vuan n’ballë për dritë t’pashuar
Shumë prej tyre u internuan,
U burgosën dhe u ndoqën,
Nuk u jepen as u ligështuan,
Për njatë dritëdhënje u përpoqën
Sot shumica janë në amshim,
Por lanë emër dhe vulë me nder,
Në sakrificë dhe vetëmohim,
Rënkim s’lëshuan as dhe njëherë
Dy prej tyre i kem mes nesh,
Abdullah Laçi dhe Selami Kreka,
Me rreth një shekull jetë në rrebesh,
Qëndrestarë që s’i mposhtë vdekja
Borxh iu ka shumë Dardania,
Nismëtarëve fanarë arsimi,
Nderim t’përjetshëm iu jep Shqipnia,
Nga Kombi dhe Zoti iu qoftë bekimi
Mentor Thaqi
24 Korrik 2022