Mentor Thaqi: ADEMËT E SHQYPNISË T´ÈMÈ

 (Adem Mikollovcit, postmortem)

T´sertë m´i pat Shqypnia Adem-at,
t´rreptë si Rèja e Motit,
t´drejtë n´fjalë e n´rrugë t´Zotit
Heronjë lufte i pat Ademat Kombi jèm,
luftë jeten e jetë luften,
herë n´skenë t´hapun e herë n´skenë t´mbyllun
n´rol vendimtar hon e don
Faqe t´ndritne me Ademat shkrou Dardania jèmè,
pikë e presje n´vèn t´duhun,
Historia n´Kaptinë m´i bâni vèn
Asnjëherë krejt n´fije s´i ram´
ky Ademi që jeten e gjet dhe e luajti dramë,
a e pat ky Kuvendin skenë
apo skenen e pat Kuvend,
por që eci n´hap, e hapi kjè n´rènd
Një gjâ e kemi t´kjartë …
ecja e tij kje lufta, e fjalë i kjè Arti,
ky Mohikan i Shekullit që guximin n´vertikalitet e barti
Eh, një herë kuvendar, dy herë kuvendar
gjithmonë kuvendar e përherë pleqnar
Ademi-Teatri-Kuvèni … trinom legjendar
PS.:
Ku e çoj Adem Gllavica,
n´hap s´u ndal as Adem Llapi,
e kunorëzoj Adem Drenica,
n´Skenë Kombëtare i v´noi ky i katërti
Mentor Thaqi
15 Shtator 2020

(Portali ynë përzgjodhi poezinë e poetit mërgimtar, Mentor Thaqi, për të kujtuar e nderuar jetën dhe veprën e aktorit Adem Mikullovci)