(Prof. Astrit Lekës, në përjetësi)
Trung i Madh është Kombi im
I madh sa Globi
I naltë der‘ te Dielli
I kthjelltë si Qielli
I gjërë sa Toka
Degë t‘fuqishme ka Etnikumi im
Hijeshi(u) i bën Truallit
Me madhështi të Tij
Dhe degëzimi mbanë emra nderi
Nga jugu në veri‘
Gjithandej … i shoh … i gjej
As Bibla biblike tejantike
Nuk ia njeh tërësisht jetën
Feniksi nga këtu doli, frymoi e foli
Me frymë t‘Tij … n‘gjallëri
Frymojnë etni e mbretni
Eh sa emra t‘bukur kanë
Eh sa tingëllimë emrat lanë
E mëndja dhe ëndja i mbanë
Ekrem Bardh‘ diku
Xhim Xhemë atje
Repisht andej
Astrit Lekë këndej, këtu
Dhe hapëroi djali i Shqypnisë
Trup e tërthorë perëndimit
Paçka se Perëndim (n‘kohë) t‘ Egër
Njashtu e quante dikush
Ai për mik t‘butë e bëri
Mik … mik i mirë, i tëri
Shpesh ia dëgjova zërin
Tek iu fliste shkëmbijve
Që aq t‘ngurtë kjenë
E aq t‘butë … t‘urtë u bënë
– Gjergjin, tha, n‘Helveti e dua
Krenaria për të le t‘rrjedhë
Si gurrë, si krua
Madhështi e Tij s‘u shua
Se, Bota pat dhe ka burra e gra
T‘njohur e t‘mdhaj, plot
Po sall një bre, sall një Gjergj Kastriot
Dhe një Nënë Terezë, Shëntore Arbërore
Mbesë e Tij … sot e përmot
Ev baca Astrit Leka
Emri yt rron, nuk e zë deka
Është i prushtë
Është i mbushtë
Paj, edhe n‘ditë loti del kënga
I këndohet me zemër
I këndohet me emër:
– 100 vjet Astrit Lekë
Njëqind vjet, rrafsh një shekull,
Për këtë burrë jo nuk ka dekë,
N‘përjetësi shkoi, mbet Dishepull!
…
Mentor Thaqi
24 fror 2025