Toleranca fetare dhe racore një vlerë e shquar shqiptare

 

Duke e dëgjuar sonte bashkëbisedimin me profesorin e studimeve Islame, Xhabir Hamiti, në emisionin “Desku” në KTV, i cili përkujtoi se toleranca fetare është alfa dhe omega e ekzistimit të kombit shqiptar, sakaq më shkoj mendja edhe te një tolerancë e virtyt tjetër që në masë e ushqejnë shqiptarët: toleranca ndaj racave të ndryshme, sidomos kur kjo është aktuale edhe në këtë periudhë pandemie, kur virusi CORONA-19, nuk i ndanë njerëzit as në raca e as në kombe!

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Në punën time prej gazetari qoftë në Zvicër, shtetet evropiane apo edhe gjatë një udhëtimi me një ekip futbolli nga Zvicra në Kosovë, kam fituar bindjen se shqiptarët, nuk ushqejmë ndjenja raciste ndaj edhe pjesëtarë të racave të ndryshme na ofrohen dhe bashkëpunojnë me ne, madje edhe duke i mësua disa nga këngët tona apo duke e bërë simbolin tonë kombëtar me dy duart në formë shqiponje.

Zezakët që në Luksemburg valisnin flamurin shqiptar

Në një manifesti kulturor në Luksemburg disa zezak, kërkuan flamurin tonë që ta valëvisin me krenari e kënaqësi si të ishin edhe ata shqiptar! Ndërsa gjatë një ndeshjeje në Kosovë, ekipi futbollisti “Kosova” nga Zvicra” në përbërje kishte edhe një zezak, i cili luajti aq mirë sa publiku në studionin e Drenasit e ngriti në krah, sa lajtari me prejardhje nga Afrika mbeti më se i impresionuar.
Ndonëse, sot nuk është 21 marsi Dita ndërkombëtare kundër racizmit, kur përmes një përpjekje të përbashkët njerëzore synohet zbutja e fenomenit racist në të gjitha kulturat dhe kontinentet.
Por çfarë është racizmi në thelb dhe pse është kaq i rezistueshëm ai?
Këtë mjaft mirë e shpjegon politologia dhe sociologia gjermane Christiane Morgenstern, që ka bërë këtë përkufizim: “Janë katër elementë do të thosha unë. Njëri është se racizmi kryesisht kërkon t’i ndajë njerëzit në kategori, që do të thotë ndarje e shoqërisë në grupime të caktuara, element tjetër është përkatësia e njeriut në këto grupime që në lindje. Elementi i tretë është që secilës nga këto kategori shoqërore i mvishen cilësi të caktuara, kjo lidhet me cilësi në sferën e mendimit, kulturës, shoqërisë apo karakterit, deri tek temperamenti. Një lloj përcaktimi i tillë presupozon njëkohësisht edhe vlerësimin e këtyre grupimeve në një formë të caktuar.”

Kufiri i kalimit nga një ngjyrë tek tjetra nuk mund të përcaktohet

Sipas studiueses, Morgenstern çdo njeri po ta pyesësh të përmend menjëherë tre ose katër të ashtuquajtura raca, por në realitet ato nuk ekzistojnë: “Që dikush ka ngjyrë tjetër kjo përcaktohet lehtë, po kufiri i kalimit nga një ngjyrë tek tjetra nuk mund të përcaktohet dot. Kjo është biologjike, e nga pikëpamje shkencore e pamundur. Për këtë arsye thjesht ndarja në kategori të caktuara race është e gabuar.”
Morgenstern madje është e mendimit se pavarësisht se çfarë ku jetojnë apo le të themi çfarë “race i përkasin”, gati të gjithë njerëzit kanë të njëjtat kategori në kokë, të ndara në rangje, pavarësisht se sa të gabuara janë. “Që megjithatë kjo ideologji raciste, siç e përcaktoj unë, është përhapur në mbarë botën, të çon mendoj unë tek një konkluzion se ajo është eksporte evropiane. Që një përhapje e tillë ka ndodhur e verifikon thjesht në faktin që kudo në botë, kategoria e njerëzve të bardhë zë vendin më të lartë në ndarjen e rangjeve.”

Racizimi gjithmonë i ka shërbyer interesave politikë

Shembuj për këtë ka plot. Për shembull ende është mjaft e përhapur një lloj ndjenje superioriteti e të bardhëve kundrejt afrikanëve. Si në të shkuarën edhe sot racizimi gjithmonë i ka shërbyer interesave politikë: “Për këtë arsye do të ngrija tezën dhe do ta mbroja në çdo kohë se racizmi gjithmonë ju vlen atyre, të cilët duan të tërheqin vëmendjen nga privilegjet e interesat e veta. Pra si rregull, me ndonjë përjashtim, më së shumti ai ju vlen atyre që kanë një interes të caktuar, dhe që duan ta ruajnë atë, sepse ata përfitojnë.”, nënvizon Morgenstern.