Blerim rrecaj: SHKREPJE-SHKRONJA

Vegëz vargu

Si përrua bjeshke jeta rrjedh
Rrëmbyeshëm me valë ngazëllimesh
Me ndjenja të përziera lëmsh
Përbërë prej fije kujtimesh

Mbreskë vjeshte

Rrjedh vjeshta
Sikur një krua
Bien bukur
Fjolla gjethesh
Përmbi mua

Fluskëza bore

Këtë natë të ftohtë
Të acartë
Fluskëza bore
E ngrohin tash
Mblidhen si krande bashkë
Të ndezin
Një zjarr të bardhë

Gjurmëz pranvere

Një re-zemër
U bë zog
Pastaj
Fluturoi
Mbi këtë kopsht
Të ciin e përkëdhelte
Një puhizë pranvere

Cikërrimë para perëndimit

Për një gjethe të ullirit
U kacavare diell
Qiellin artësove
E hija jote
Lundron mbi det