Mentor Thaqi: DJALO, SOT KEMI FESTË

Gjyshja, këmishë të re veshi,
nëna e halla në fustanella,
mua kurreshtja më ndeshi!
– Djalo, kemi festë, kemi K´shnella!
Edhe gjyshi me veshje të re,
n´xhamadan vuri çystekun,
t´At´a rroba t´reja kish ble,
më në fund ia gjeti “shtekun”!
Erdhën fçinjtë si e don rendi,
të gjithë të veshur solemnisht,
dukej qartë, në festë është vendi,
por, pamja dukej kombëtarisht!
Dhe po uronin njëri-tjetrin,
të gjithë n´grykmarrje pa dallim,
lutje bënin dhe për të vdekurit:
– Shpirti i tyre pastë bekim!
– Me fat K´shnella o vëlla Pal,
vëlla Gjon, Gjergj, Mal e Prend!
Uroi i parai njai axha Ismail,
axhi Jusuf dhe të gjithë me rend!
– Fat e mbarësi bashkë me ju!
Ua ktheu gjyshi me një dolli,
qe dhjetëmijë vjet jemi këtu,
e bashkë do t´jemi përjetë, vllazni!
Ngreh´në dolli për të gjithë mbarë,
mbi të gjitha për Komb e Shtet!
Po jem ilirë more, jem shqiptarë,
në qytetnim me mijëra vjet!
Mentor Thaqi
24 Dhjetor 2021 — me Mentor Thaqi-Dukagjini.