Me pushkë n’dorë zjarr e çelik!…
Shkruan: Sami ARIFI
Nga dheu gjëma po na thërret,
që i treti bijtë e vetë!
Mos mallkoni më kot robërinë,
rrokni armët sillni lirinë!
Edhe etërit t’përbuzur n’robëri,
kurrë s’u çmallën me bijtë e tij!
Armiqtë ju humbën etërve shenjërinë,
babë e bir n’vizit s’mund t’iu vijnë!
Armiqtë etërit i mbajnë peng,
n’tokën e tyre s’iu lane askund vend!…
Nga Perëndia erdhi bekimi,
atdhetarëve t’iu dëgjohet betimi!
M e pushkë n’dorë zjarr e çelik,
ata mposhtën çdo armik!…
Perëndia i bekoi,
me etërit n’përjetësi ca i bashkoi!
Luftëtarët e lirisë,
i dhanë dritë gjithë shqiptarisë!


















