Biografia e Methieu Arefit me fotot e shkrepura në tokën stërgjyshore

 

Ditë më parë studiuesi dhe historiani i shquar Mathieu Aref, një nga figurat më të shquara shqiptare, në fb postoi një biografi të tij shkurtër, tejet interesante që nga fëmijëria e deri më tash kur ka shkelë të 82-të dhe më tej është në kulmin e punës së tij shkencore.- Arefin e takova tri herë: në Tiranë, Cyrih dhe në Burrel, ku edhe iu nda titulli: “Qytetar nderi i Burrelit”.  

Methieu Aref: “ Ja biografia ime e shkurtër”

I lindur në Kajro të Egjiptit (1 mars 1938, në orën pesë të mëngjesit, në bregun e majtë të Nilit : Nile Corniche) unë rrjedh nga dy familje të shquara dhe patriotike të krahinës të Matit (Rremull) nga paraardhësit e të cilëve ishte një « Lala » (nga ana e nënës sime) që ishte mik dhe bashkëluftëtar i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti i quajtur « Skenderbe ».

Babai im Aref Canameti (1897-1976) i lindur në Rremull/Mat arriti në Kajro në vitin 1910 në moshën 13 vjeçar. Babai tij Amet Shaban Canameti mori pjesë në Lidhjen e Prizrenit në 1878. Pas vdekjes së nënës të babait tim është e motra Tana, e martuar me Haziz Dinin një shqiptarë nga Mati më banim në Egjipt, që e morri më vete në Kairo ku e rriti dhe e edukoi. Nëna ime Lute Lala (1910-1986) e lindur në Rremull/Mat arriti në Egjipt vetëm në vitin 1936.

 Një nga kolonitë më të shquara shqiptare në Mesdhe

Ne jetonim në një ambient (100% shqiptare) të shquar dhe të kulturuar. Kolonia shqiptare në Egjipt ishte një nga më të shquara dhe më të rafinuara e gjithë Mesdheut që nga mesjeta deri pas luftës botërore së dytë (sidomos para pushtetit të kolonel Naserit në 1952). Nga mosha e hershme e dija gjithë historinë, gjeografinë të Shqipërisë, si njerëzit, diversitetin ethnokulturorë, kuzhinën, kostumet/veshjet, dialektet, zakonet, specifikën shqiptare, etj… Bashkë me dy vëllezërit e mi (Ameti dhe Ziau) dhe motrën time (Anjesa) kemi folur shqip që në djep dhe gjithmonë kemi folur shqip në shtëpi gjatë qëndrimit tim në Egjipt (23 vjet) ashtu si dhe në Francë (nga 1961 deri në ditët e sotme).

Edhe në Egjipt mësues shqiptarë nga Delvina

Në Egjipt kishim një mësues shqiptar nga Delvina i cili vinte në shtëpi për të na mësuar shqipen letrare të dy dialekteve gegë dhe toskë sepse gjuha zyrtare u dekretua të tillë vetëm në vitin 1972 gjë që nuk ekzistonte në kohën e rinisë sime.

Më pak fjalë kemi jetuar në një harmoni të plotë me kulturën shqiptare. Ne kishim mjaft fjalor dhe libra në gjuhën shqipe dhe jetonim sikur të ishim në Shqipëri. Babai im kishte shumë miq në rrethin e tij shoqëror, kulturor dhe profesional : Çajupi (autori i « Baba Tomorri »), Asdreni (i cili ka shkruar « Himnin kombëtar »), « Adhamidhi (i pari Rilindas që ka shkruar disa faqe mbi Pellazgëve), Mitko, Avramushi, Lefter Mborja, Mentor Çoku, Ernest Koliqi (kumbari i vëllaut tim me të vogël, Zia), familja e mbretit Zog, dhe shumë të tjerë.

Sot shumica e shqiptarëve që jetojnë jashtë Atdheut janë larg nga ky rast kulturorë të veçantë që patëm në rininë tonë që kurrë nuk na shkëputi nga Mëmëdheu (nëna ime dëgjonte përditë radio Tiranën, sidomos muzikën në mbrëmje !) dhe na lejoj të integrohemi në mënyrë të përkryer në të dy vendet pritëse (Egjipt dhe Francë ).

Fjalët e fuqishme përplot mesazh të babait

E mbaj mënd kur isha afërsisht dhjetëvjeçarë çfarë më tha një ditë babai im : « Or bir mos harro se ne Shqiptarët rrjedhim nga më e vjetra racë në Evropë : “Pellazgët». Në atë kohë kam pasur gjëra të tjera për të bërë dhe shumë më vonë i kam kuptuar fjalët e atit tim. Ai e kishte shok të ngushtë Adhamidhin i lindur në Korçë (doktor mjekësie) që ishte i pari « Rilindas » që shkroj në gjuhën frenge një artikull (Kajro 1903) i quajtur « Pellazgët paraardhësit e Shqiptarëve » !

Pas përfundimin e studimeve letrare dhe Artëve të Bukura/Arkitekturë në Kajro, kam ardhur në Paris, më 18 janar 1961. Por nuk u munda të homologoja diplomën tim të Arkitekturës. Nga kjo më duhej të punoj për të përmbushur nevojat e jetesës. Fillova të ushtroj disa punë të pavlefshëm. Me në fund arrita të zë pozita të rëndësishme në industrinë e çelikut (siderurgji, metalurgji), ndërtime metalike, import-eksport dhe administrim të ndryshëm. Situata ime e fundit profesionale ishte : drejtor i një filiali të një firmë françeze të madhe (në Tripoli të Libisë) specializuar në ndërtimin metalik. Sa për situatën familjare u martova më një françeze në 1966. Nga ky bashkim lindën katër fëmijë (tre djem dhe një vajzë) : Remi (1968), Franku (1971), Natalie (1973), Stefani (1974). Djali im i madh Remi ka dy fëmijë (Clarisse dhe Baptiste) dhe vajza ime Nathalie ka një vajzë Manon. Ata janë nipërit dhe mbesa të vetmit.

Shtatë vjet hulumtime në bibliotekat e Parisit

Kam filluar hetimet dhe hulumtimet e mia si diletant nga viti 1961 deri në 1968 (7 vjet). Por që 1968 në Paris unë kurrë nuk kam pushuar për të studiuar, analizuar dhe verifikuar dokumentet nëpër gjithë bibliotekat e Parisit që përfshinin Shqipërinë, Shqiptarët, zanafillën e tyre të lashtë, historinë dhe gjuhësinë të Evropës sidomos qytetërimet helene, etruske dhe romake përfshirë shumë gjuhë ndër të cilat greqishten, latinishten, italishten, anglishten, frëngjishten dhe në fusha shkencore dhe kulturore të ndryshëm .

Deri te doktoratara – 27 vjet punë kërkimore studimore

I pasuruar dhe i armatosur (nga 1968 deri në 1995 : 27 vjet) me çdo gjë që kisha arritur të mbledh, të studioj dhe të analizoj si elemente dhe materiale historike, arkeologjike, antropologjike, mitologjike apo etnogjuhësore ndalova karrierën time për tu përkushtuar plotësisht studimeve dhe hulumtimeve të mia (1995 deri në doktoraturën time në 2012 : 17 vjet). Gjatë kësaj periudhe të fundit dhe për shtatëmbëdhjetë vjet dhe pa pushuar (10 – 15 orë në ditë) kam kushtuar gjithë kohën time në studime, hetime dhe analiza serioze të thelluara. Më në fund kam vendosur për të publikuar librin tim të parë në gjuhën frenge (Shqipëri, histori dhe gjuhë, Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen – Paris 2003) dhe libri i dytë (Mikenët=Pellazgët, Greqia ose zgjidhja e një enigme, Paris 2004). Pastaj libri im i parë u përkthyë dhe u botuë në shqip në vitin 2007 dhe i dyti në vitin 2008. Këto dy të fundit janë botuar nga shtëpia botuese “Plejad”në Tiranë. Duke kërkuar të shkoj më tej në studimet e mia kam vendosur për të paraqitur një tezë (mbi pellazgëve) për tetë vjet studime (2004-2012) në Sorbonë të Parizit, pas së cilës mora doktoraturën më 3 janar 2012, si doktor i historisë dhe qytetërimit të Antikitetit. Më në fund publikova në 2016 tezën time në gjuhën frenge : “Pellazgët, pararendësit e qytetërimit Greko-Romak”, botimet « Connaissances et Savoirs » – Paris 2016.

60 vjet për të vërtetën historike të paraardhësve Pellazgo-iliro-shqiptarë

Gjatë afërsisht 60 vjet që jetoj në Francë nuk kam pushuar për të vepruar për rindërtimin e së vërtetës historike dhe gjuhësore të paraardhësve tanë Pellazgo-iliro-shqiptarë duke mbajtur ligjërata akademike, universitare dhe publike, shkruar artikuj në shtypin të specializuar, gazetat, rrjetet shoqërore dhe duke dërguar protesta organeve ndërkombëtare kundër gjithçka që mund të prekte nderin, dinjitetin dhe interesat e popullit dhe kombit shqiptar dhe për të mbrojtur integritetin kufizor të Shqipërisë dhe trojeve pellazgo-shqiptare.

 (Fotot shoqëruese të këtij shkrimi i kam shkrep në qytetin e Burrelit më 5 Nëntor 2018, ku unë  enga Zvicra dhe Jakup Reka nga Shkupi shkuam për ta takuar shkencëtarin dhe atdhetarin tonë të shquar dhe për ti uruar çmimin që i ndau Mati, nga edhe babai i tij migroi në Egjipt 110 vjet më parë )