Mbyllen lojërat e fatit ne Kosovë

Kuvendi i Republikës së Kosovës, ditë më parë, votoi projektligjin që ndalon lojërat e fatit. Nëpërmjet Rezolutës e cila u dërgua për miratim në Kuvend, u ndalu funksionimi i të gjitha lojërave të fatit në territorin e Kosovës dhe erdhi si pasojë e disa vrasjeve që ndodhën së fundi, pikërisht në disa kazino.

Menjëherë pas miratimit të këtij ligji, policia e Kosovës ka ndërmarrë aksion, ku me c’rast ka mbyllur një numër të madh të lojërave të fatit. Përpos mbylljes, ata kanë sekuestruar edhe një numër të paisjeve të këtyre lokaleve, ndërsa aksioni për mbylljen e tyre po vazhdon akoma.

Pavarësisht, se ky ligj u mirëpritë nga qytetarët në përgjithësi, të cilët thanë se këto lojëra shkaktojnë humbje kohe dhe paraje, duke thënë se ky ligj është i mirëseardhur, sepse mund ti bëjë mirë shumë personave që tashmë kanë krijuar edhe varësi nga këto lojëra. Ndërkaq, në anën tjetër, shoqata e lojërave të fatit ka reaguar duke thënë se qeveritarët janë të interesuar vetëm për përfitime personale. Ata kanë qenë të indinjuar me veprimet e fundit, duke kërkuar që kjo të shqyrtohet dhe lojërat e fatit të rikthehen përsëri, me arsyetimin se arrijnë të gjenerojnë mjaft të ardhura për vendin. Ndërkohë, që nga të dhënat e marra nga Dogana e Kosovës, thuhet se buxheti i shtetit brenda vitit ka inkasuar 20 milion euro nga kjo veprimtari, ndërsa 50 milion euro llogaritet të jetë qarkullimi vjetor për këtë veprimtari.