Loriana Kuka me medalje të bronztë

Edhe një tjetër medalje i ka ardhur Kosovës, kësaj radhe nga xhudistja e re Loriana Kuka, pas fitores së bronztë në Minsk të Bjellorusisë.

Xhudistja Kuka mposhti gjermanen Luise Malsahn, përmes repesazhit në kategorinë deri në 57 kilogramë. Pas ballafaqimit dhe fitores, ajo është deklaruar se nuk ka pritur të marrë ndonjë medalje.  Ajo tha se ka pritur vendin e pestë apo edhe të shtatë, por nuk ka pritur se do të marrë medalje të bronztë.

Kjo fitore në Lojërat Evropiane nga xhudistja është përshkruar si një moment i vecantë që ka sjellë emocione të vecanta dhe është ndjerë mjaft e lumtur që ka arritur të sjellë këtë titull në vendin e saj.