Krahas përurimit të veprave të katër autorëve (Shefqet Dibrani Dan Kosumi dhe librit kushtuar Miftar Hasanit tëHabib Zogaj & Ahmet Rexha) u hap edhe një ekspozitë e piktores ulçinake, Lirije Kordiçit
Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati
Në mbrëmjen e 11 majit në lokalet e Qendrës për Integrim dhe Kulturë (Zentrum5) në Bernë, që drejtohet nga zonja Brikela Andrea-Nune, me prejardhje nga Shqipëria u mbajt një mbrëmje letrare kushtuar veprave të katër autorëve shqiptarë e cila u përshkua edhe me një ekspozitë të artit figurativ, si dhe me disa pika muzikore.
Kjo mbërmje letrare, që u organizua në bashkëpunim me BISHZ (Bashkimi i intelektualëve shqiptarë në Zvicër), me kryetar Abas Fejzullahun, iu kushtua veprave të autorët: Shefqet Dibrani dhe Dan Kosumi si dhe librit kushtuar Miftar Hasanit të autorëve Habib Zogaj e Ahmet Rexha. Derisa autorët e dy veprave të para, Shefqet Dibrani me veprën „Anatomia e brymës“ dhe Dan Kosumi, me përmbledhjen poetike „…dhe vjen një ditë…“ ishin prezent në këtë mbrëmje letrare, për librin e tretë lidhur me Miftar Hasanin , foli pasardhsi i tij Miftar Rexhaj i cili edhe tregoi një pjesë të historisë së familjes nëpërmjet rrëfimit që ndërlidhej me përmbajtjen e këtij libri.
Përmes një biografie të shkurtër dhe rrugëtimin e tyre artistik, si të autorëve të librave që promovoheshin, ashtu edhe për ekspozitën e piktorës ulçinake, Lirije Kordiçit, që prej tri dekadash jeton në Zvicër, një parahyrje e bëri drejtuesja e qendres zonja. Brikela Andrea-Nune, e cila shquhet për organizime jo vetëm të manifestimeve që ndërlidhen me komunitetin tonë, por edhe të pjestarëve të tjerë që jetojnë në këtë pjesë të kryeqytetit.
Kjo qendër integruese – kulturore me emërtimin Zentrum5, që ka një traditë 30 – vjeçare veprimi, paraqet prej vitesh një ambient të ngrohtë edhe për shqiptarët që jetojnë këtu e më gjerë. Ndonëse, ngjarjet kulturore që kemi përcjell në ketë mjedis, nuk kanë ndonjë publik pak sa më të madh, ato megjithatë sjellin mjaft cilësi dhe risi përmes programve që organizohen në këtë mjedis shumëkulturor. Po këtu, në kuadër të lokaleve të saj vepron edhe edhe një bibliotekë në disa gjuhë, përfshi edhe një numër të mirë të librit shqip, por që mesa duket nuk shfrytzohet sa duhet nga radhët e shqiptarëve.
Po në këtë mbrëmje me dy këngë u paraqit edhe këngëtari i vogël e simpatik Albion Rexhaj (një nga pasardhësit më të ri të familjes së Miftar Hasanit ), një talent i rrallë për moshën e tij, i cili ka edhe disa këngë të xhiruara përmes videoklipeve.
Për një organizim të mirë të këtij evenimnti letraro-artistik do lavdruar si drejtuesen e qndrës, zonjë Brikena ashtu edhe kryetarin e BISHZ-së, z. Abas Fejzullahun, të cilët ishin përkudes edhe për një apero me ca ushqime që kishin sjell disa nga gratë pjesëmarrëse.








































