Dëshmori Safet Haki Ajeti
Nga Sami ARIFI
Safeti u lind, më 05/ 03/ 1977, në fshatin Stançiq-Komuna e Kumanovës,
Safeti ishte aktiv në luftë në Zonën Operative të Shalës. Luftëtar në Brigadën 142. Safet Ajeti ra në përjetësi, më 14/ 06/ 1999 në fshatin Debllde së bashku me dëshmorë që përgjithmonë mbetën në kujtesën e pëpullit shqiptar. Familja e Safetit tani jeton në lagjen e trimave në Kumanovë.
Dëshmori Safet H. Ajeti!
Safet Ajeti nga Kumanova,
n’luftë thotë ai s’u vonova!
Aty ku na thërret liria,
mua m’thërrasin trojet e mia!
N’Zonën Operative t’Shalës ai ishte shkuar,
plagtë atdheut për t’ia shëruar!
Për t’i sjellë atdheut liri,
n’trojet tona mos t’ketë kufi!
Veç atdheu mos t’jetë pre,
ra dëshmor n’Debellde!
Pushka e tij zë i lirisë,
vepra e tij krenari e shqiptarisë!
Për dritë lirie n’popull që mbeti,
me krenari kujtohet dëshmor Safeti!




















