Shkruan: Sami ARIFI
Masakra në fshatin Reçak u bë nga kriminelët e shtetit serb, më 15 janar të vitit 1999. Forcat kriminale serbe në fillim kishin granatuar fshatin Reçak me altileri të rëndë, pastaj ishin futur në fshat këmbësoria kriminele e shtetit serb me makinerinë e tyre vrastare. Kriminelët serbë i legjitimuan burrat, i kindapuan, i shtrinë për tokë dhe i rrahën ata një orë e gjysmë mizorisht. Në mesditë burrat, nga njësit barbare serbe, rreshtohen në kolon për një dhe urdhërohen të ecin drejt malit te vendi i quajtur « Gropa e Bebushit » ndalohen nga njëst tjera kriminale serbe. Në këtë « Gropë të Bebushit » me rafale automatiku kriminelët serbë ekzekutuan 45 shqiptarë, ku, në mesin e tyre ishte edhe një grua, 23 trupa të masakruar ishin hedhur në një gropë afër kodrës Bebush të fshatit Reçak. Plakut 60-të vjeçar Banush Azemit, ia prenë kokën, ndërsa Ragip Bajramit 40-të vjeçar ia nxorën zemrën. Më 16 janar 1999, në vendin e krimit vizituan verifikuesit e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë si dhe gazetar vëndas e të huaj.
Williams Walker, ambasador amerikan, shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë thotë: « Kam qenë në misione të ndryshme por diçka të tillë nuk kam parë kurrë. Në fytyrat e ekzekutuarëve shikohet se janë vrarë njerëzit nga afër. Ata që e kanë bërë këtë nuk kanë kurrfarë respekti ndaj njeriut. Sepse vranë punëtorë, fshatarë të pafajshëm…
Ky është krim shumë i rënd Reagimet e ndërkombëtarëve ishin të vazhduara, pas Walkerit reagoi Havier Solana, Robin Cook, Franca, Gjermania, Italia, Këshilli i NATO-s menjëherë mbajti mbledhje urgjente dhe reagoi ashpër ndaj masakrës në Reçak.
Në një letër dërguar Kongresit, Presisenti amerikan, Bill Clinton, deklaroi se politika e Serbisë në Kosovë paraqet kërcnim për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Ngjarjet tronditëse nuk kishin të ndalur në Kosovë, më 29 janar 1999, herët në mëngjes në fshatin Rugovë të Hasit forcat milicisë serbe vranë 25 shqiptarë, ky muaj ishte mjaft tragjikë për shqiptarët, meqë brenda këtij muaji u vranë, e u masakruan156 shqiptarë. Prej 02 deri më 28 shkurt forcat kriminale serbe vranë më se 60 shqiptarë në rrethana të pasqaruara, u gjetën në lokalitete të shumëta kufoma të paidentifikuara.


















