Luzerni edhe me një qendër kulturore-integruese, me përfshirje më të gjer shqiptare

Në qytetin e  Luzernit, u hap edhe një qendër e re për kulturë e integrim ( Kultur § Integration Zentrum), që drejtohet nga Florim Useini, me prejardhje nga Kërçova

Teksti e fotot Rexhep Rifati

Tashmë shqiptarët janë bërë faktori kulture e integrimi në lokalitetet të ndryshme të Zvicrës, e sidomos në kantonin e Luzernit (Lucernit) ku jeton një komunitet i madh shqiptarët me prejardhje nga troje të ndryshme etnike. Tashmë shqiptarët nuk janë vetëm pjesë zhvillimore, në shoqërinë zvicerane, por edhe drejtues entesh e institucionesh.

Kështu ishte edhe mbrëmë, më 5 Maj2018, kur në qytetin e Lucernit në rrugën Täschmattstrasse 5 Luzern, me rastin e hapjes së kësaj qendre ku merrnin pjesë pjesëtarë të komuniteteve që jetojnë në këtë anë, ndërsa që numri i shqiptarëve të pranishëm ishte më i madh. Ndoshta edhe nga vet fakti se kjo qendër do të drejtohet nga një shqiptar me prejardhje nga Kërçova, siç është aktivisti Florim Useini, një veprimtar i palodhshëm, që më parë ka qenë edhe nënkryetar i shoqatës kulturore “Kërçova” në Zvicër.

Me këtë rast po sjelli një pjesë të bisedës që zhvillova për portalin tonë, pronintegra.ch, me kryetarin e kësaj qendre të porsahapur në Lucern.

-Kjo qendër ka për qëllim krijimin e parakushteve për organizimin e aktiviteteve kulturore – integruese për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve që jetojnë në këtë pjesë të Zvicrës Qendrore, pa dallim. Ndërsa që nga kjo do të përfitojnë edhe vet shqiptarët si njëri nga komunitet më të mëdha nga radhët e të huajve në këtë regjion, – shpjegon Florimi , i cili si parësore veçon organizimin e kurseve gjermane dhe projektet përmes të cilave do të ofrohen, këmbehen,  por edhe shfaqen programe kulture e arsimi.

Gjithashtu qendra do të jete vend i këndshëm për tubimin e qytetarëve, kryesisht me prejardhje nga vende të ndryshme, ndaj edhe tashmë sigurua brenda hapësirës së qendrës edhe këndi i librave në gjuhë të ndryshme përfshi edhe atë shqip. Madje qysh ditën e parë anëtarët e kryesisë së re apo të tjerët filluan të sjellin dhe dhurojnë libra, siç ishte rasti edhe të riun Driton Sylejmanin, që jeto në këtë anë dhe solli disa ekzemplarë falas, ndër të cilët edhe disa monografi shkruar nga baba i tij, Agim Sylejmani. Përndryshe librat do të mund të sillen por edhe të merren falas për lexim.

Krahas fushës së kulturës do të ketë edhe ligjërata të ndryshme me tematikë sociale integruese, me interes për qytetarët që jetojnë në këtë anë, ndaj edhe do të ketë bashkëpunime edhe me drejtues sindikal apo punëtorë social. Një fushë tjetër, sipas Useinit do të jetë edhe sporti, sidomos sportet e vogla përfshi edhe garat në shah, pikado apo të tjera.

Sidomos këto hapësira të mjaftueshme, përfshi edhe kafiterinë që ndodhët aty, ofrojnë kushte optimale që pjesëtaret e komuniteteve gjatë vikendeve të tubohen aty dhe të kalojnë ca çaste bashkëbisedimi, njohjeje e argëtimi. Qëllimi i qendrës është që të ofroj sa më shumë moshat e reja, duke i larguar ata nga rruga, me pasoja ndonjëherë edhe kriminale.

Mësuam gjithashtu se vet objekti i qendrës, si edhe i tërë objekti ku është vendos ajo është pron e afaristit shqiptar me prejardhje nga Istogu, Mehdi Avdijaj, i cili këtë objekt ia ka lënë qendrës, me emërtim  zyrtar: Kultur § Integration Zentrum, për nevoja të frekuentuesve të saj.