Lutfi Haziri kryenegociator i ekipit negociues me LVV-në

Lutfi Haziri është emëruar shef i Ekipit Negociator të LDK-së për bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me koalicionin qeveritar. Ky emërim është bërë i ditur në orët e vona të ditës së hënë, ndërsa është marrë një vendim i tillë nga kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Nga sot e tutje, njeriu që do ti prijë negociatave me Lëvizjen Vetëvendosje do të jetë Lutfi Haziri, ndërkohë që është bërë e ditur që edhe grupet punuese do të drejtohen nga krerët e grupeve të ekspertëve të LDK-së.

Gjatë ditës së hënë është mbajtur takimi i tretë në mes të LVV dhe LDK, ku në fokus ka qenë tema për harmonizimin e programit ekonomik. Është në plan që të mbahen edhe katër takime të grupeve punuese ku do të diskutohen edhe katër tema të tjera me rëndësi, sic janë drejtësia, cështjet sociale, arsimi dhe shëndetësia.