“Lufta ime e fshehtë”, me Rina Hajrën në rolin kryesor, merr Çmim Special në Tiranë

 

Nga Arizona e Shteteve të Bashkuara të Amerikës na vjen edhe një lajm i gëzueshëm nga aktorja e re, Rina Hajra, e cila si shtatë vjeçe me prindërit e dy motrat migroi në Amerikë, ku më vonë kreu degën e aktrimit në Universitetin Shtetëror të Ohajos, në mënyrë që javën e kaluar filmi, “Lufta ime e fshehtë” ku ajo luajti rolin kryesor të shpallet filmi më i mirë metrazhit të shkurtër.

 Nga Rexhep Rifati

Me rastin e këtij çmimi të lartë, Rina në fb e saj shkruan se: “ Jam shumë e ngazëllyer t’ ju njoftoj se pasi festivali ynë i filmit vjen drejt fundit, “Lufta ime e fshehtë” është zgjedhur si FILMI MË I MIRË I SHKURTËR nga Juria e Medias në Dea Film Festival në Shqipëri. Kjo fitore në Shqipëri është shumë e dashur për zemrën time, sepse filmi është bërë për nder të viktimave shqiptare që humbën jetën nga spastrimi etnik dhe gjenocidi gjatë Luftës së Kosovës. Fakti që po e mbyllim kapitullin tonë me një fitore në Shqipëri është vërtet përjetim i bukur dhe mirënjohës. Faleminderit, faleminderit.-.

Hapi tjetër – ende duke u përpjekur për të gjetur një avenue për të shpërndarë filmin. Çdo këshillë nga kolegët dhe miqtë e mi të aktrimit vlerësohet. U futa në film me vetëm një sfond artistik, dhe kam mësuar kaq shumë rreth filmimeve gjatë rrugës. Ka qenë një udhëtim sfidues dhe vërtet i bukur. Pres me padurim të bëj vepra të reja të filmit në të ardhmen e afërt.

Nuk mund ta kisha bërë këtë pa mbështetjen e babait dhe nënës sime, motrave dhe partnerit tim të dashur Marsel Gjoka. Falënderim i veçantë për Dea Film Festival, jurinë-Bieta Sulo, Fatmira Nikolli, regjisorin tonë të dashur, Kevin R. Phipps, producentin e palodhshëm Exec Allen Valor dhe gjithë produksionin ekipi, Logi Lunar Proudctions Rangelo Productions, dhe kastin dhe ekuipazhin, duke përfshirë shumë ekstra me të cilat patëm rastin të punojmë

Me shumë dashuri,

Rina Rina

Ndërsa që në faqen zyrtare të Dea Film Festival, lexojmë se: Çmimi Special i Medias në kategorinë e Filmit të Shkurtër shkoi për: Lufta ime e fshehtë – Kevin R. Phipps, SHBA 2019

 Do theksuar se më parë: Filmi “My Sekret War” i Rina Hajrës – fitoi çmimin “Best Director of 2019” dhe “Best Editing of 2019” në Los Angeles Film Awards.

Sukseset e Rinës nuk patën të ndalur, sa filmi “Lufta ime Sekrete”, që është një dramë psikologjike e luftës së fundit në Kosovë e që përqendrohet në luftën e një gruaje të re për të kapërcyer egërsinë që përjetoi si një fëmijë në luftë e që alternon midis momentit të tanishëm dhe të kaluarës, duke gërshetuar kujtesa historike, kurorëzohet me çmime të larta nga juritë profesionale

Filmi është i shkruar nga vet Rina Hajra, një refugjate, filmi është një testament i fuqishëm ndaj rezistencës njerëzore dhe fuqisë së faljes. Është një film me vetëdije shoqërore që eksploron temat e mizorisë njerëzore, refugjatët dhe çfarë do të thotë të kesh një shans të dytë në jetë…

Me rastin e shfaqjes së premierës së këtij filmi për portalin tonë “prointegra.ch, babai i Rinës, profesor Hajro Hajra na shkruar nga Arizona se: “Më 14 mars 2019 në kinemanë Pollack Tempe Cinemas, të qytetit Tempe të Arizonës u shfaq premiera e filmit me metrazh të shkurtër “Lufta ime e fshehtë” (“My Sekret War”). Skenariste dhe producente është Rina Hajra, e cila në këtë film luan dhe rolin kryesor. Regjinë e ka bërë Kevin R. Phipps, kurse rolet kryesore i luajnë Harlie Phipps, David Aulov, Jason Isaak, Andrew DeCarlo, Shane Dean, Jared Keesling, Kristina Sabbagh e të tjerë. Kameraman është Nicholas Fornwalt, autor i muzikës Bruce Bray, kurse producent ekzekutiv Allen Valor.