Ndeshja e së enjtes e zhvilluar në mes të Kosovës dhe Danimarkës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u përcoll me shumë emocion nga adhuruesit e kombëtares kosovare, të cilët prisnin një fitore të futbollistëve tanë, pas lojës së shkëlqyer që ata bënë.
Kosova filloi lojën e saj me sulme qysh në minutat e parë të ndeshjes, ndërsa goli I parë u shënua nga Amir Rrahmani, gol ky me kokë që zgjoi në këmbë të gjithë tifozët e kombëtares.
Tre minuta pas hënimit të golit të parë për danezët nga Eriksen, kosovarët zotëruan përsëri me golin e shënuar nga Bersant Celina, në minutën e ’66-të. Pati sulme dhe momente mjaft tensionuese pothuajse gjatë gjithë kohës, ndërsa krejt në fund të ndeshjes, rezultati u barazua në 2 me 2, pas golit të shënuar nga danezi Hojgberg.
Por, pas ndeshjes pati komente mjaft të mira nga gjithandej, për lojën e bërë në fushë nga lojëtarët kosovarë. Madje edhe UEFA dha komente positive, duke thënë se Kosova e ka kaluar fazën e vështirë të zhvillimit të futbollit nën kushte të vështira dhe pa përfaqësime ndërkombëtare. “Qysh kur Kosova është bërë anëtare e UEFA-s kemi parë një rritje të madhe të angazhimit dhe të përformancës, për cka jemi mjaft të kënaqur. Falë kësaj periudhe të shpejtë dhe një pasuri me lojëtarë të talentuar, Kosova mund të pres një të ardhme shumë të ndritur me suksesin e fundit në Ligën e Kombeve, e cila ia jep të drejtën e ëndrrës për në kualifikimin EURO 2020”, shkruan në një raport special të UEFA-s.



















