Liverpool fiton ligën e kampionëve

Liverpooli ka fituar titullin Kampion i Evropës, pas finales së luajtur me Tottenham, të cilën e mposhti me rezultat 2-0.

Ky është trofeu i gjashtë në historin e Liverpool. Trofeu i parë në Ligën e Kampionëve erdhi në vitin 1977, nndërsa fituan edhe nnë vitinn 1978, 1981, 1984 dhe së fundit më 2005.

Me trofeun e marrë këtë vit, të gjashtin me radhë, REDS bëhen klubi i tretë me më së shumti trofe , duke lënë pas Ajaxin, Bayern Munich dhe Barcelonën.

Skuadra e të kuqëve, këtë vit fitoi trofeun e parë nën udhëheqjen e trajnerit gjerman Jurgn Klopp. Kjo ndeshje e cila u cilësua si mjaft taktike, u vulos me golat e Salah në minutën e dytë dhe Origi në minutën e 87.

Ishte një aksion i nisur nga Sadio Mane, i cili përfundoi me penallti në favor të Liverpool, pas prekjes së topit me dorë nga Sissoko.

Penalltinë e ktheu në gol ylli egjiptian, Mohamed Salah, i cili u tregua i saktë dhe dërgoi topin prapa shpinës së Hugo Lloris.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi skuadrës së Tottenham, duke parë në fushë një Liverpool thuajse joekzistent, deri në aksionin e minutës së 87′.

Ishte heroi i mbrëmjes së ‘Anfield’, kundër Barcelonës, Divock Origi, ai që la gjurmët e tij edhe në finalen e Madridit, duke shënuar golin e qetësisë për skuadrën e tij.

Vëmendje në këtë finale të madhe tërhoqi edhe biondina Kisney Wolanski, e cila u fut në fushën e blertë për të ndërprerrë takimin për disa minuta.