Lirohen “abuzuesit”

Polici që akuzohej për abuzim seksual të së miturës nga Drenasi, është liruar nga paraburgimi, duke e zëvenndësuar këtë masë me një masë tjetër më të lehtë, arrest shtëpiak. Sipas njoftimit, prokuroria e rastit ndaj të pandehurit ka zhvilluar të gjitha hetimet si dhe ka siguruar të gjitha provat materiale të nevojshme që lidhen me këtë rast.

Përpos lirimit nga paraburgimi të policit Vesel Veseli, i cili akuzohej se kishte abuzuar me 16 vjecaren, bëhet e ditur se është liruar edhe profesori, i cili gjithashtu kishte abuzuar me të miturën. Ndërsa, në vend se ata të merrnin dënimin e merituar, ata tani po mbahen në arrest shtëpiak.

Ndërkohë, është bërë e ditur se ndaj vajzës 16 vjecare nga Drenasi, e cila kishte qenë viktimë e abuzimit nga ana e profesorit dhe policit dhe që më vonë e kishin detyruar të abortonte, nuk është ndërmarrë asnjë masë sigurie. Ajo vazhdon të jetojë në të njejtin vend ku ka jetuar deri më tani, ndërsa nuk merr asnjë mbrojtje nga organet shtetërore dhe institucionale.