Misionarët e dijes dhe të ardhmërisë

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kjo poezi është një shenjë mirënjohjeje për misionarët e dijes që me përkushtim dhe dashuri formojnë brezat, pasurojnë gjuhën dhe ruajnë kujtesën historike të kombit.

Mësuesit janë dritë e syve tanë,
janë ata që errësirën e largojnë,
janë ata që plagët i shërojnë;
janë vetë jeta,
janë e vërteta.

Mësuesit janë unikë dhe besnikë,
mbjellin kudo respekt e dashuri.

Mësuesit lidhin brezat,
ndërtojnë ardhmërinë,
ruajnë trashëgiminë,
edukojnë rininë.

Mësuesit janë prindërit tanë të dytë,
janë ata që na i çelin sytë.

Mësuesit përgatisin akademikë,
profesorë, juristë, ekonomistë,
mjekë, inxhinierë, ushtarakë e pilotë.

Bekuar qofshin jetë e mot —
se ata hapin shtigjet, pasurojnë gjuhën,
kujtojnë historinë;
mësuesit janë porsi rrezet e diellit dhe yjet e qiellit.

Arif Ejupi
Gjenevë, 7 mars 2026