Libri “Legjendat e futbollit” sot promovohet edhe në Prishtinë

Sot ( më 17 Prill 2019) në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë promovohet libri i autores Hava Kurti Krasniqi, “Legjendat e futbollit” , kushtuar dy vëllezërve: Granit dhe Taulant Xhaka.

Promovimi mbahet në ora 15 në sallën e amfiteatrit të madh të kësaj biblioteke.

Ditë më parë promovimi i këtij libri u mbajt edhe në qytetin e Baselit, ku përmbajtja e tij zgjoi interesimin e artdashësve. Autorja, Hava Kurti Krasniqi jeton prej vitesh në Zvicër, ku edhe aktivisht merret me shkrime në poezi e prozë.