Lamsh i mbështjellur janë për shtet
Shkruan: Sami ARIFI
Mjerë ata t’pa pozicionuar,
mbetën kurrë gol pa shënuar!
Janë lakej veç përgojojnë,
për t’shënuar s’meritojnë!
Shitën tokën e babës s‘vet,
për tu ulur n’shkëmb apet!
Ndërrojnë shoqërinë për çdo orë,
me marrëzi bëhen horë!
Përfitimet i kanë n’gjak,
janë t’futur thellë në hak!
T’ndotur të tillë ka n’çdo lëmi,
fusin turinjët si t’ishin thi!
Tollovisin bëjnë mjegulli,
sa më thellë rrënjët për t’i shti!
Lamsh i mbështjellur janë për shtet,
e shkatërrojnë vendin e vet!
Janë shpirtëzi si t’ishin shkja,
t’ndëshkohën me votë pra…