Në kuadër të kullave shqiptare, kullat në Prekaz nuk dita si ti quaj ndryshe, pos si kulla të sakrificës dhe lavdisë kombëtare, pasi ato lindën e rritën breza që u shkrinë për komb e atdhe.
Më 18 tetor 2016, me bashkëfshatarin tim, profesorin Feriz Ilazi, me familjarisht i bëmë një vizitë kullave të Prekazit. Me të hyrë në këtë fshat përplot lavdi e histori, bie në sy kulla apo oda e Ilaz Kodrës, që është plotësisht e shkatërruar nga predhat serbe si edhe kulla e familjes së Adem Jasharit e jo larg edhe kulla e Tahir Mehës dhe e Ahmet Delisë.
Meqë këto godina kanë një histori të njohur e të lavdishme, po jap ca foto nga kjo vizitë, ku takuam edhe një familje nga Saranda që kishte ardhur për një homazh tek varrezat dhe kulla e Jasharëve, që tash është kthyer në një vend pelegrinazhi për shqiptarët nga anë të ndryshme të botës.
- Kulla e Jasharëve
- Me familjen nga Shqipëria
- Pllaka përkujtimore në Odën e Ilaz Kodrës
- Kulla Tahir Mehës
- Oda e Kullës së Tahir Mehës
- Kulla e Ahmet Delisë
- Në Odën e Kullës së Ahmet Delisë
- Me stërmbesat e Ahmet Delisë
(Fotot e teksti: R. Rifati)