Ku u ngjatjetuan vera me vjeshtën

Ku u ngjatjetuan vera me vjeshtën

Vera mblodhi gjërat e saj
Në çanta në qese në valixhe
U bë gati dhe hapi derën
Këmbëmbarë po del po niset

Rrugës e menduar ec e ec e ec
U ndal në një krua në Gërmi
Lau sytë e diç pëshpëriti
Një grusht ujë është duke e pi

Sërish hodhi vështrimin e saj
Nëpër drurët gjethegjelbër
Dëgjonte zëra zogjësh e ketrash
Pas një lisi të rrëzuar e pa vjeshtën

U afrua e u përqafuan
Me mall të madh e dashuri
Kaloi kaq kohë e ja ku u takuam
Eja të dalim në fotografi

Thanë se mbase do bëjmë selfije
Se kush do na fotografoj
Ja po i themi këtij njeriu
Që pranë nesh këtu tash qëlloi

Zgjodhën një vend ku binte drita
Tek një rrëzë e te ky shpat
Njëra doli në profil si flutur
Tjetra si flutur krahaptë

Të dyja u ndanë të kënaqura
Nga kjo shkrepje me mallëngjim
Më pas vera fluturoi tej si flutur
Vjeshta ec si flutur në të sajin hapërim

Nisa udhëtimin e ri tha vjeshta
Ju mirëpres në botën time të madhe
Me ngjyra të përndezura dashurish
Nuk është vetëm një ofertë reklame