Ku janë premtimet e fushatave zgjedhore?

Fushata zgjedhore kishte gjetur kandidatët me premtime të shumta, prej të cilave pritej të përfitonin qytetarët. U premtua rritje ekonomike dyshifrore, u premtuan mijëra vende pune për qytetarët, por që në realitet shumë pak nga të gjitha ato premtime u realizuan.

Nnga top 100 premtimet zgjedhore të partive që aktualisht janë në pushtet, vetëm 6 prej tyre janë përmbushur plotësisht deri më tani. Nnga këto 6 premtime të realizuara, 2 janë në fushën e ekonomisë, dy në bujqësi, një në energjetikë dhe një në politikën tatimore. Rritja ekonomike që gjatë fushatës ishte premtuar të jetë dyshifrore, është rritur vetëm 4.8%.

Sipas organizatës Demokraci Plus (D+), që përmes platformës “Qeverisja tani” bën monitorimin e punës së Qeverisë, nga top 100 premtimet gjatë fushatës zgjedhore të partive në pushtet, 43 premtime janë në progres, derisa për 51 premtime, ende nuk ka asnjë lëvizje.