Qifti Sara e Fehmi Fetahu, fitues të sivjetmë të Çmimit të diasporës në Zvicër

Këtë çmim tradicional të katërtin me radhë në prani të mysafireve të shumtë nga Zvicra e Kosova e ndau ambasadori, Naim Malaj, i cili historinë këtij qifti e karakterizoi si: “një histori dhe një rrugëtim të gjatë suksesi te shqiptareve në Zvicër”…

Rexhep Rifati, Cyrih

Ndarja e sivjetme “Çmimit diaspora” në Zvicër ishte e përmbushur me simbolikë: i ndahej një çifti të suksesshëm biznesi shqiptaro-zviceran, Sara dhe Fehmi Fetahut, në një objekt industrial të ngritur me shumë mund e sakrifica për dy dekada rresht nga ana e tyre. Simboli është projektuar nga një arkitekte e re me prejardhje po nga Përlepnica e Gjilanit, Shpëtime Kamberi (prej nga vjen Fehmiu), ndërsa që nga e njëjta komunë vjen edhe ambasadori, Naim Malaj, që ndau çmimin. E tërë kjo nuk tingëllon si lokalizëm, pasi çmimi ra në duar të merituara prej kohësh. Simbolika tjetër ishte se rrallë gjetiu tingëlloi më bukur, “Oj e bukura more”, kënduar nga artistja e xhazit, Elina Duni.

Me rastin e ndarjes së “Çmimit diaspora”, ambasadori Naim Malaj, potencoi se : Vendi ku jemi mbledhur sot për të ndarë këtë çmim, është më shumë se simbolik, ndodhemi ne fabrikën e Sara dhe Fehmi Fetahut, Fetaxid në Albüron, qe paraqet një histori dhe një rrugëtim të gjatë suksesi te shqiptarëve në Zvicër. Para me shume se 40 vitesh shqiptaret kishin ardhur ne Zvicër si punëtorë krahu, pa menduar dhe pa as me te voglën shpresë, se një dite do te bëheshin aktorë të rëndësishëm të ekonomisë zviceranë. I tillë kishte ardhur edhe Fehmi Fetahu.

Më tej Malaj nënvizoi se: Fehmiu dhe shumë punëtorë tjerë krahu, nuk mund ta paramendonin se një dite, ne ketë vend, do te ndërtonin fabrikat dhe uzinat e tyre për të punësuar me qindra punëtorë dhe për tu bërë shembuj pozitiv të ekonomisë zvicerane. Fetaxid është vetëm njeri nga shembujt e suksesit dhe krenarisë sonë këtu në Zvicër. Ka shembuj tjerë suksesi të shumtë, si në ekonomi, shkencë, muzikë, sport, kulturë, art, etj. Fetaxid punëson mbi 80 punëtorë ne Zvicër (kryesisht shqiptarë) duke u bërë kështu një ndërmarrje që çmohet dhe vlerësohet lart nga autoritetet lokale, kantonale dhe më gjerë zvicerane.

Vetëm një mistri dhe ndonjë vegël tjetër pune te thjeshtë kishte Fehmi Fetahu kur kishte filluar punën e tij për të ndërtuar me vone ketë vepër te madhe në të cilën ndodhemi ne sot. Fetaxid njihet po ashtu si mbështetës kryesor i shumë veprimtarive kulturore dhe jo vetëm kulturore, këtu ne Zvicër dhe Kosovë. Por, Fehmi Fetahu me mbështetjen e plotë te Sara Fetahut, ai investoi edhe në Kosovë në njërin ndër komplekset me te bukura turistike, Vali Ranch në Përlepnicë të Gjilanit. Ne ketë kompleks Fehmi Fetahu ka punësuar po kaq punëtorë sa edhe në Zvicër.

Ndarja e këtij çmimi dhe prania e shumë miqve, kryesisht afaristë të suksesshëm shqiptarë, por edhe ardhja e nipit të porsaardhur në jetë, Leonit, bënë që Fehmi Fetahu të mbajë një fjalë përplot emocione, për të pranuar edhe vet ese: “Ndjehem tepër i emocionuar dhe i nderuar me këtë çmim dhe se kjo do të thotë se puna dhe angazhimi që kryen njeriu vlerësohet nga dikush. Përkujtoi se: “Rasti im, që si i ri kam ardhur para 30 vitesh në Zvicër dhe të gjitha ato investime që kam bërë në Kosovë, sot me këtë çmim sikur janë rrumbullakosua dhe se kjo paraqet edhe dëshmi se puna që kryen me përkushtim, vlerësohet e shpaguhet, ndaj edhe falënderoj miqtë dhe bashkëpunëtorët në Zvicër e në Kosovë, veçmas bashkëshorten Saren, me të cilën i përballuan të gjitha sfidat për të krijuar një familje afarizëm të suksesshëm në Zvicër e Kosovë

Në manifestimin që e udhëhoqi anëtarja e kryesisë së Rrjetit të Bizneseve, Lirije Veseli, merrnin pjesë personalitete nga fusha e ekonomisë, kulturës, diplomacisë e tjerë, si dhe miq zviceranë, por edhe mysafirë nga Kosova. Krahas ambasadorit të Shqipërisë, Ilir Gjonit, ishin edhe deputeti komunës Altbüron, Andreas Meier, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu si dhe Stefan Sarkani, kryetar i Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë, të cilët përgëzuan me fjalë rasti fituesit e këtij çmimi, Sara dhe Fehmi Fetahun, duke i cilësuar jo vetëm si qift shembullor, por edhe si shembull zhvillimi, bashkëpunimi e integrimi.