KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare

97

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte ka shpallur rezultatet përfundimtaretë zgjedhjeve nacionale të mbajtura më datën 6 tetor. Shpallja e këtyre rezultateve, ka ardhur një muaj pas ditës së votimin dhe kjo ka ndodhur atëherë kur janë përfunduar të gjitha procedurat në vendvotime si dhe në QNR.

Në konferencën e mbajtur për media, kryesuesja e KQZ-së Valdete Daka, ka bërë të ditur se janë numëruar rreth 850 vencvotime, ku pjesëmarrja e qytetarëve në votime është vlerësuar të ketë qenë 44,72%.

Si përfundim, sipas rezultateve përfundimarë, Lëvizja Vetëvendosje ka dalur partia fituese e këtyre zgjedhjeve me 220 mijë e 811 vota ose 26,159%, LDK 206 mijë e 458 vota apo 23,458%, PDK ka 178 mijë e 645 vota apo 21.163%, AAK-PSD koalicioni 100% Kosovë ka 96 mijë e 883 vota apo 11, 477%, Lista Serbe 57 mijë e 15 vota apo 6.754%, Nisma-AKR-PD 42 mijë e 72 vota apo 4.984%.

Ndryshe, qysh nga momenti kur KQZ ka shpallur rezultatet, ka filluar edhe afati I ankesa nga subjektet politike apo kandidatët, afat ky I cili do të përfundojë pas 24 orësh.