Komedia “2 Gisht Mjaltë”: shijohet duke ngrënë kokoshka!

357

Kështu u shpreh në Cyrih, producenti dhe protagonisti i filmit Ermal Mamaqi, duke pas përkrah protagonisten tjetër Elvana Gjata, këngëtaren e njohur, të cilët përmes filmit të tyre që po shfaqet në mbi 10 kinema të Zvicrës, sollën një freski para publikut që i priti dhe përcjelli me duartrokitje
Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Rrallë është të gjesh diç që e ofron kulturën, të kaluarën apo edhe të sotmen sa filmi, aq më tepër nëse ai është i karakterit komik, siç ishte mbrëmë (më 3 Maj 2019) filmi shqiptar “2 Gisht Mjaltë”, që u shfaq në sallën e përmbushur në kinemanë Raff të Cyrihut. Filmi kishte tërheq publik nga anë të ndryshme të Zvicrës, kryesisht mërgimtarë por edhe figurat të fushave të ndryshme deri edhe diplomatë të akredituar në Zvicër. Pavarësisht se filmi po shfaqet në kinematë e mbi 10 qyteteve të Zvicrës, ai megjithatë mbrëmë kishte thye rekordin, se Ermaili të thotë me shaka: ”se po më duket vetëm një vend i zbrazët dhe aty do të ulem unë!”

Vet prania e dy aktorëve të ri, Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës, përmes një bashkëbisedimi që zhvilloi para shfaqjes së filmit, Romina Caraj, bëri që publiku të ofrohej edhe me tepër me filmin që do të shfaqej. Rëndësie e filmit qëndron në atë se ai do tu ofrojë një copë kulturë shqiptare edhe para vetë zviceranëve dhe pjesëtarëve të komuniteteve të huaja që jetojnë në shtetin helvetik.

Filmi i zhanrit komedi, në regji të Ermir Kahlilzade, flet për një çift me të ardhura mesatare, të cilët bëjnë një dasmë dhe një muaj mjalti që nuk iu shkon aspak mirë. Ata mundohen të realizojnë muajin e mjaltit në Karaibe, por një gabim në blerjen e biletave i bën që të enden rrugëve të jugut të Shqipërisë duke përjetuar peripeci nga më të ndryshmet.
Po ashtu, në kastin e këtij produksioni që zgjat 101 minuta ka edhe emra të njohur si Koço Devole, Marjana Kondi, Natasha Sela, Bujar Asqeriu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, e të tjerë. Po në këtë film mund të shihet edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, teksa celebron çiftin.

Duke e përjetuar atmosferën që të ofron kjo komedia “2 Gisht Mjaltë”, që është njëherit edhe një komedi romantike, thuaja se në stil amerikan, ku personazhi kryesor Vini (Ermal Mamaqi) njihet dhe dashurohet me Emën (Elvana Gjata), dhe pasi martohen në kohë rekorde, nisen për pushime ku gjithçka shkon paksa ters. Komedia është e rrethuar nga një humor tipik shqiptar, i përshtatshëm për të gjitha moshat, jo vetëm që bën për të qeshur, por edhe e kalon kohën pa e kuptuar. Apo siç tha edhe vetë Ermali: “ e kalon kohën sikur tu hëngër kokoshka!

Përndryshe kjo komedi nxiti interesim të madh edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, ndërsa sipas njoftimeve të para edhe nga vet publiku zviceran u prit si një lloj sihariqi, sidomos te ajo pjesë që kanë paragjykime të ndryshme për Shqipërinë e shqiptarët.
Do përshëndet edhe të gjithë ata që u angazhuan rreth këtij prezantimi filmik nga ana e vet mërgimtarëve, qoftë si organizatorë konkret, mediatik apo edhe sponsorues, siç ishin disa nga afaristët tanë.