Këtë mesëjavë me aktorin tonë të përmasave botërore, Aleksandër Moisiun

Portali ynë në kuadër të prezantimit të ikonave shqiptare nga fusha e arteve sot ua prezanton me pak fjalë e foto gjeniun e skenës, Aleksandër Moisiun, nga një vizitë te varri i tij në Marcote afër Luganës, ku prehet urna e eshtrave e këtij aktori,  emri i të cilit kujtohet me pietet në katër anët e botës .   

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Aktorit shqiptar i përmasave botërore, Aleksandër Moisiut ( 2 Prill 1879- 23 Mars 1935), ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenë me rolet e tij të shumta brilante. Ndaj edhe me këtë rast po jap ca foto të kësaj ikone , në shenjë respekti për rolet e mëdha që ka luajnë në skenat më reprezentative evropiane e më gjerë.

Gjatë vizitës në LLugano, shoqëruar nga Shukrije Ramadani, aktualisht konsull e Kosovës në Cyrih dhe motra e saj, te varri i Moisiut hasa edhe në një grup nxënësish e arsimtarësh shqiptarë të shkollës “Scanderbeg të Parmës së Italisë që kishin ardhur me kurora lulesh për ti bërë nderime gjeniut Moisi.

Derisa që varri është në një lartësi ku duhet të ngjitesh përmes e 400 e sa shkallësh mbi kaltërinën e liqenit të Luganos, poshtë shtëpia e Mosiut qëndron e mbyllur nën dry , për shkak të një kontesti të pazgjidhur trashëgimie. Dy herë gjatë vizitës që i kam bërë Luganos bashkë me veprimtarin dhe piktorin Sylë Mujaj e kemi gjete atë të mbyllur me një dry të madh!

Përndryshe, do rikujtuar se vdekja e aktorit Aleksandër Moisiu, më 22 Mars 1935 në një spital të Vjenës, siç merret vesh nga shtypi i kohës pat tronditë jo vetëm familjen e miqtë, por të gjithë opinionin dhe publikun artdashës botëror. Ndërkaq, në emër të miqve nga ai, me rastin e varrimit një fjalim mortor e pat mbajtur shkrimtari i shquar gjerman, Stefan  Zweig.

Ndaj edhe tash, pas afro një shekull nga ndarja, Moisiu përherë do të kujtohet si gjeniu ynë i skenës teatrore, duke u nderuar edhe me ndonjë vizitë të rrallë në varrezat Marcotos. E rëndësishme është se ai nuk është harruar plotësisht, ndërkaq që incizimet e interpretimeve të tij edhe më tej ruhen nëpër arkiva e teatro si model i pashembullt interpretimi.

Do theksuar se Aleksandër Moisiu sot e përherë adhurohet dhe respektohet në Shqipëri dhe në trojet etnike e mërgatë si një ndër aktorët më të mëdhenj shqiptarë, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durrësit, Shkolla e mesme e përgjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij, ndërsa që në Durrës është edhe një shtëpi- muze ku gjendet materiale të ndryshme dhe shtatore të punuara nga autorë botëror kushtuar këtij aktori që gjithsesi do të duhej të zinte më shumë vend ed he në programet shkollore.

Gjatë shtegtimeve të mija trojeve shqiptare në shoqërim me Osman Osmanin dhe Skënder Hajdarin kemi vizituar edhe Dhomën- Muze Aleksandër Moisiu në Durrës. Do theksuar se shtëpia me çardak e gjysmës së dytë të shekullit 19-të e cila në vitet e `30-ta të shekullit 20 ishte seli e Konsullatës angleze, pas restaurimit dy dhoma me emërtimin “Dhoma muze Aleksandër Moisiu” i janë kushtuar aktorit tonë me famë botërore, Aleksandër Moisiut , pasi ai në këtë qytet kreu shkollën fillore dhe për këtë në vitin 1928 shkroi kujtimet e tij në formë skice me titull “Ëndërr fëmijërie”. Këto pak të dhëna figurojnë edhe në një tabelë varur ne hyrje. Ndërsa që vizituam edhe Teatrin e Durrësit që mban emrin e këtij aktori të madh shqiptar.

Ndërsa që shtëpia e Moisiut në Lugano ënde tash e afro një shekull është një kontest gjygjsor ndaj edhe është e mbyllur dera e oborrit me një dry të madh. Do të ishte shum¨me interes që një ditë të kthehej në shtëpi-muze., ngjashëm me Odën- muze në Durrës.