Organi anti-korrupsion i Këshillit të Evropës të enjten u bëri thirrje vendeve anëtare të tyre për të parandaluar rreziqet e korrupsionit si pjesë e masave të jashtëzakonshme të marra për të luftuar pasojat ekonomike të epidemisë Covid-19. „Qeveritë duhet të menaxhojnë me rigorozitet rreziqet e korrupsionit që vijnë nga nevoja për të marrë masa të jashtëzakonshme për të luftuar pandeminë Covid-19“, shpjegon Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit (Greco), me rastin e botimit të raportit të tij vjetor. Këto përfshijnë „injektimin e shumave të konsiderueshme në ekonomi për të zbutur pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë“, tha ai në një deklaratë.
( Përgatit: Mirishahe Limani Hiler)




















