Ka vdekur komediani Ian Cognito

17

Ka ndërruar jetë veterani i stand-up komedisë Ian Cognito. Vdekja e tij ka ardhur gjatë kohës sa ai ishte në skenë duke përformuar, pas një rëndese që pati në frymëmarrje, kur edhe u rrëzua për tokë dhe nuk u ngritë më.

Ndërsa publiku që në atë moment po ndiqte komedinë e aktorit, menduan se ishte një shaka e radhës dhe po qeshnin, derisa panë që nuk po reagonte, kurse me të ardhur ndihma e parë e konfirmojnë vdekjen e aktorit të famshëm.

Aktori tashmë i ndjerë Cognito, kishte dhënë shenja ankese edhe para fillimit të shfaqjes, por e kishte injoruar gjendjen e tij duke thënë se nuk kishte asgje serioze.