LKSHM-ja në një mision dhe agjendë të ngjeshur në Krujë, Lezhë, Theth, Shkodër e Fishtë

 

Në këtë rrugëtim të filluar katër vjet me «Pranverat letrare», në Vjenë e vazhduar në Frasnitë të Kalabrisë, Hora të Arbëreshëve të Sicilisë, meqë rast iu bënë nderime dhe homazhe Kryetrimit tonë në Krujë e Lezhë, në ditëlindjen e Tij, si dhe vazhduan në Theth ku vizituan kullën ngujimit, kishën ku hapi shkollën e parë shqipe Shtjefën Gjeçovi si dhe varrin e albanologut dhe shkrimtarit gjerman  Robert Elsie (29 qershor 1950 – 2 tetor 2017)  i lindur në Vankuvër të Kanadas, i cili sipas kërkesës së tij u varros me veshje kombëtare shqiptare.

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë pas përgjatë viteve ka zhvilluar një varg aktivitetesh letrare, si në rrafshin e organizimit të orëve letrare në qytetet e ndryshme evropiane apo apo në Kosovë, katër vitet e fundit veprimtarinë e saj kulturore e ka shtri përmes agjendës me emërtimin “Pranvera letrare” në Vjenë, Frasnitë të Kalabrisë, Hora të Arbëreshëve dhe tash së fundmi edhe në lokalitetet me peshë të veçantë historike.

Agjenda në Shqipëri filloi të shtunën me 5 maj me një vizitë muzeve etnografike e historike, meqë rast rreth 20 e sa krijues me bashkëshortet e tyre mbetën më se të impresionuar me artefaktet që panë në këto muze me peshë të veçantë historike e kombëtare, në qytetin ku Kryetrimi ynë Gjergj Kastrioti Skënderbeu zhvilloi vargun e luftërave fitimtare kundër ushtrisë së perandorisë Osmane. Ndërsa gjatë darkës grupi pati kënaqësinë të ketë një ndejë të përbashkët me Ansamblin Artistik Folk të Krujës, nën drejtimin e Mehmet Lobanit, me të cilin tash e 47 vjet bashkëpunon ansambli “Kastriotët” nga Ferizaj. Ishte kjo një mbrëmje mëse mbresëlënëse pasi artitët krutan me lojën dhe këngën e tyre mahnitën grupin e krijuesve nga mërgata.  

Më pastej vizita vazhdoi në Lezhë te Mauzoleu ku është varros Heroi Kombëtar. Me këtë rast në 621 vjetorin e ditëlindjen , në manifestimin e organizuar në emër të LKSHM-së përshëndetën Musa Jupolli, kryetar dhe Mentor Thaqi, sekretar i kësaj lidhjeje, e pastaj bënë homazhe te  shtatorja e Heroit tonë Kombëtar.

Agjenda vazhdoi në Theth , ku krahas Kullë së Ngujimit një atraksion jo vetëm turistik , me një peshë të veçantë historike- etnografike, si dhe kishën ku përherë të parë At Shjefën Gjeçovi hapi shkollën e parë shqipe në këtë anë si dhe vunë lule të freskëta në varrin e albanologut të njohur Robert Elisie që u varros këtu në Theth i veshur me veshje kombëtare Shqiptare. Ndërsa në mbrëmje në bujtinën ku u vendosën erdhi një grup këngëtarësh të zonës ku me instrumente tradicionale krijuan një atmosferë më se të afërme vëllazërore.

Ndërsa të enjten me 7 maj, anëtarët e LKSHM-së vazhduan rrugëtimin ( pas një vizite të shkurtër në Shkodër) për në Fishtë për të vizituar dhe nderuar vendlindjen e dhe shtëpinë ku banojë Homeri Shqiptar , Gjergj Fishta, për ta përfunduar vizitën me një drekë në restorantin “Mrizat e Zanave”, emërtim ky i njërës nga veprat e Fishtës.

Me këtë u përmbyll agjenda tre ditore, e kësaj lidhjeje të krijuesve tanë nga mërgata e përbërnë nga krijues, filluar nga Franca, Italia e Gjermania e vazhduar edhe nga ata nga Zvicra e Austrie, të cilëve iu bashkuan edhe krijues nga Kosova e Maqedonia. Ishte kjo jo vetëm një vizitë e zakonshme krijuesish por edhe një mision i veçantë në nderim të figuarve të kulturës dhe kombit tonë, përmes të cilit edhe më tepër u thelluan lidhjet dhe afërsitë miqësore e vëllazërore, bazament ky që din dhe mund ta bëjnë krijuesit tanë mërgimtarë, që nuk kursejnë as mund as xhepin për ti kontribuar identitetit dhe kulturës sonë kombëtare.