Strigari i Zef Serembës që edhe sot frymon me vargjet e lirikut rilindas 

 

Për herë të parë në Strigari (ital.San Cosmo Albanese), u gjenda më të 2 Mars 2019, ku hyrje të pret një tabelë me: “Mirëseardhje në Strigari”. -Katundi me mbi 650 banor, spikat me bustet e Skënderbeut e Serembës, ndërtesën e Bashkisë dhe nga një kishë dhe një katedrale. Hyn në radhën e katundeve në provincës eKozencës në Kalabri, me një larësi detare prej 407 metrash.- Thuhet se Strigarit arbëreshët i dhënë emrin sipas një drejtuesi të qytetit të Strugës, në Maqedoninë e Veriut të sotëm .

 Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati 

Pas Maqit, vendlindjes së poetit tonë të madh De Radës, sot në proitegra po u prezantoj, vendlindjen e poetit tjetër rilindës, lirikut tonë ditëve të para, Zef Serembes, katundin Strigari, apo italisht: S.Cosmo Albanese, që nga ajo që pamë  është një vendbanim interesant e që përbëhet me shtëpi mjaft të vjetra, disa edhe qindvjeçare, ne mesin e të cilave edhe shtëpia e lirikut Serembe. E nëse eventualisht arrin me autobus lokal që lidh fshatrat arbëresh sheh se si në ballinë ashtu edhe anash autobusi është veshur me shqiponjën tonë dykrenare, çka nuk e hasim as në trojet etnike shqiptare!

Gjatë vizitës në këtë katund, ndodhi që të ndahem nga shokët, sepse secili ishte kureshtar çka do të has e gjej më parë, por unë e pata fatin të shoh në një kënd rruge një tabelë me mbishkrimin : “Via Serembe” dhe fillova ta ndjek si në një lloj gjahu dhe kjo rrugë më shoqëroi drejt e te shtëpia e Zef Serembës. Vërtetë kjo ishte një kënaqësi dhe një emocion në vete, sepse e ndjeja një rrahje të shpejtuar zemre sikur të kisha gjet një thesar të vërtetë! Pas pak arritën edhe shoqëruesit e mi, të cilët po ashtu ishin më se të impresionuar që gjendeshin përballë shtëpisë së Serembës të veshur me dy tri tabela me vargjet e poetit.

I rashë ziles në dyert e vjetra të drurit disa herë dhe pastaj edhe trokita alla shqiptarçe, por askush i gjallë nga brenda nuk u përgjigj! Përgjigjen e “gjeta” në murin e shtëpisë ku ishin varur dy tabela, njëra që tregonte se këtu është i lindur Zef Serembe dhe tjetra me poezinë “Nostalgjia” dhe nuk pati si të ndodhë ndryshe por që edhe ne të ndjejmë një mall e nostalgji, që askush nuk e kishte trashëgua poetin në këtë shtëpi, pos vargjeve të tija që aty ende jetojnë dhe frymëtojnë. Ndërsa që në para ndërtesës së Bashkisë së fshatit aty “takuam” Serembën, por të kthyer në një buste, sa për të bërë ca foto apo edhe ndonjë selvi me poetin e dashurive të mëdha!  Karakteristike është se në muret e rrugëve mund ti lexosh edhe sot disa nga vargjet e Serembes!

Edhe në këtë katund hasëm në mikpritje të përzemërt nga vëllezërit arbëresh, të cilët për afro gjashtë shekuj ruajnë me shumë përkushtim gjuhën, traditën dhe zakonet e të parëve.

Pasi shkrepëm sa foto para busteve kryetrimit Skënderbe e poetit Serembe me Gjergj Prenkoçaj, Bajrush Zekën dhe Ilir Xheladinin, mërgimtarë në Zvicër, nuk patëm sesi mos të impresionohemi që edhe në ditët e para të marsit të shihnim jo vetëm lulëzimin e pemëve, por edhe ca nga to përplot fryte portokalli, megjithatë nuk na bëri dora vërë që të këpusim ndonjë nga to, që mos të ia zvogëlonim bukurinë Strigarit që aq shumë e kishte dashuruar e ëndërruar Sermbe nga Brazili i largët, ku ndodhej në mërgim. Pra përjetuam dhe u kënaqem me lulet e marsit bashkë me vargjet e Serembes!

Ja me pak detaje atë që përjetuam konkretisht: Në rrugën që mbante emrin e poetit krahas një pllake që tregonte se aty kishte lindur Zef Serembe shënova por edhe fiksova me aparat këto dy vargje të poetit:

“ O , ai shesh, o, kjo shpi si qeshtin nj`ditë,

se ki`n lulen më t`mir të kopshtit tën!

Ndërsa që edhe pemët tashmë kishin lulëzuar, por shtëpia e poetit nuk jepte shenja jete, pos vargjeve të poetit që vareshin në mure, sikur me dashtë që edhe 120 vjet pas vdekjes të rikujtonin mallin Serembes për tokën e të parëve, duke ndërruar jetë tej oqeanit, më 1901 në Shën Pali, Brazili, ku liriku ynë u shua me mallin për tokën e të parëve, por vargjet e tij ngelën deri në ditët tona:

Arbria matanë detit, na kujton

Se ne të huaj jemi te ky dhe!

Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron

Që ne turku na la pa Mëmëdhe…