Dy poezi nga Judita Dedi
Vlorë moj
Në gjoksin tënd rreh zemra e lirë,
këndon bregu me zë burrërie,
çdo gur i lashtë ruan në shpirt
aromë gjaku dhe krenarie…
Era e Jonit të prek si nënë,
me kripë e mall për bijtë që shkuan,
në çdo lëndinë e në çdo rrënjë
gjurmë dashurie që kurrë s’u shuan.
Vlorë moj, këngë e djepit,
vendi i flamurit dhe i lavdisë,
nga mali zbret zëri i poetit:
Rrofsh përjetë, nënë e lirisë!
Vlorë moj, bijë e erës,
dritë që ndrit mbi mal e valë,
në çdo shpirt je zjarr që digjet,
Vlorë moj margaritar..
Në emër të Vlorës
Ne bijtë e Vlorës, me zemër të madhe,
jemi të nderit, të shpirtit fisnik,
rritur me fjale e amanet dëshmorësh,
me emra që rrojnë e bëjnë histori..
Mbajmë lart flamurin, në zemër shpresën,
me detin mik dhe perëndimin shok,
trashëgojmë madheshti , s’e shuajmë besën,
se Vlora s’vdes — jeton në çdo epokë..
Ja Vlora jonë — det me lavdi…
ku liria e shenjtë u la me gjak,
aty kënga labe thërret për burrëri,
nga mali në breg shpërthen si një flakë…


















