Joseph DioGuardit, iu dhurua libri i gazetarit Rexhep Rifati “Arbëreshët…”

 

Gjatë inaugurimit të monumentit  “ Muri i Nderit” në Prishtinë që përkujton dhe nderon me emra 23 familje shqiptare nga Kosova që kanë shpëtuar hebrenj, librin e gazetarit tonë Rexhep Rifati : “Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim”, DioGuardit ia dhuroi zonja Shukrije Ramadani.- Në libër një kaptinë i është kushtuar Katundit nga e ka prejardhjen arbëreshe DioGuardi, i cili për gjysmë shekulli luftoi për sensibilizimin e çështjes së Kosovës në nivelet më të larta të administratës amerikane.

Me këtë rast Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael, organizon një ceremoni për inaugurimit e “Murit të Nderit” në Parkun e Qytetit në Prishtinë, në shenjë mirënjohjeje për sakrificën unike që bënë shqiptarët e Kosovës në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. Ndërkaq në hotel Emerald u mbajt  një seminar në temën “Mbi  shpëtimin e hebrenjve te shqiptarët e Kosovës gjatë Holokaustit”. Si në ngjarjen e parë edhe në të dytën ishte i pranishëm edhe Joseph DioGuardi, Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan.

Sot portali ynë ka njoftuar se sh- kongresisti Joseph DioGuardi është me prejardhje nga e vetmja qendër  arbëreshe në krahinën e Avelinos në Italinë e Jugut: KATUNDI, apo it. Greci, ngulimi prej nga e ka prejardhjen Diogardi për të cilin thotë se: “Rrjedhë nga një familje e ushtarëve të Skënderbeut”, njërit nga komunitetet e para arbëreshe në Itali, e ku edhe sot pas pesë shekujsh mund ti gjesh shtëpitë e para kalive!

Do theksuar se Dio Guardi bashkë me Atë Antonio Belluscin janë dy nga arbëreshët që janë angazhuar më së shumti për çështjen e Kosovës.