Ivica Daciq, i mllefosur me përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Interpol

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daciq, ka reaguar pas përpjekjeve të shqiptarëve për të anëtarësar Kosovën në Interpol. Ai ka thënë se nuk beson që kjo gjë do të ndodhë, por nëse ndodhë e kundërta ka deklaruar se ai do të dorëhiqet nga posti i tij.

I inatosur me atë që po ndodhë me Kosovën, dhe me sukseset që po i shënon në këtë drejtim, ai ka deklaruar se pritet që edhe 15 shtete të tjera ta tërheqin njohjen për shtetin tonë. Ai madje ka thënë se do të mbesin më pak se 96 shtete që do ta njohin Kosovën, por sigurisht që kjo vjenë si shenjë mllefi me zhvillimet e fundit që po ndodhin në skenën politike në Kosovë.