Isa H. Dërmaku për Adem Jasharin 

Liria nacionale e ka emrin Adem Jashari kryekomandanti më epik i UÇK-së dhe në gjithë historinë shqiptare

(Adem Jashari (1955-1998): kryelegjenda shqiptare ishte jo vetëm njeri i pushkës por edhe njeri mençurisë brilante) 

Përzgjedhje dhe sistemim autorial i disa prej mendimeve brilante të Heroit Kombëtar Adem Jashari
 
Armikut nuk duhet t’i dorëzohemi për asnjë çmim.
Drita shqiptare është vetëm liria kombëtare.
Eni me ne të e fuqizojmë me flaken e armës dritën e lirisë shqiptare.
Mënyra zgjedhur për të ruajtur status-kuonë është për ta vazhduar robërinë.
 
Jeta ynë nuk ka kohë dy herë me mat: Po-ja është Po, Jo-ja Jo.
Atdheu ynë kishte dhe ka qëllimin final luftën çlirimtare pa alternativë. 
-Shqiptarët e din saktësisht se liria nuk pikë nga qielli, ajo fitohet me gjak.
Ardhmërinë nuk e krijojmë me ëndrra, ajo jetësohet me luftë çlirimtare.
-Rinia racionale e ka guximin në mençuri e kjo është vetëm trimëri epike.
Idealja gjithmonë përpiqet që veprimet të peshojnë më shumë se fjalët.
 
E vërteta absolute këshillon: Vlera themelore e paqes është Liria.
 
-Kur i hymë rrugës lirisë, e kemi ditur çmimin e Lirisë, s’ka kthim prapa.
Arsyeja e fitores së lirisë ka rregullin universal: Luftën Çlirimtare.
 
E ndritura dituri ishte dhe është çelësi i çdo suksesi dhe suksesi i çdo nisme.
Madhështore është kur dihet saktësisht se: Qëllimi është detyrë.
Rininë duhet edukuar në frymën e trimërisë, heroizmit dhe atdhedashurisë.
Ideali i shenjtë lirisë më ka mësuar të vdes duke e mbrojtur të vërtetën tonë.
Ne njerëzit e pushkës e dimë që nuk ka pasuri më të madhe se Liria.
 
Liria shqiptare është e drejtë hyjnore.
-I mjerë është ai që qëllim sublim të jetës nuk e ka çlirimin dhe lirinë. 
Realisht duhet ta themi: Kushdo që luan me gjëra të pista, ndyhet.
Ideja e përpjekjeve maksimale nuk është mbarimi, por fillimi.
 
Lavdia ju takon të gjithë heronjve dhe heroinave nacionale që ranë në fushën e nderit për çlirim dhe liri nacionale!
Qëllimi sublim, i jetës së tyre ishte dhe mbeti vetëm Liria.
Lavdi për sot dhe për çdo mot!

(Foto nga ballina: Pikturë e Adem Jasharit nga Gani Sadiku)