Instalacion për gratë e dhunuara në Kosovë

Të shtunen në Prishtinë, pranë monumentit “Heroina”, u realizua një instalacion në kujtim të pranverës së para 20 vjetëve, kur u dhunuan seksualisht rreth 20 mijë persona. Ky instalacion u organnizua nga “Batalioni Atlantiku”. E mbijetuara e dhunës seksuale Vasfije Krasniqi Goodman, i ka falenderuar ushtarët e batalionit, duke thënë se janë të vetmit që kanë bërë dicka të tillë për gratë e dhunuara gjatë luftës.

Ajo ka kërkuar mbrojtje nnga shteti për të gjitha gratë që e kanë përjetuar këtë tmerr, dicka për të cilën po vuajnë tash e 20 vjetë. Vasfija ka thënë se asnjëherë nuk është bërë aq sa duhet dhe aq sa këto gra kanë pasur nevojë, sepse të përjetosh një dicka të tillë është shkatërruese.

Qëllimi i këtij instalacioni është kthimi i vëmendjes tek ato gra që përjetuan dhunë dhe që tani janë të pavëmendshme dhe të pambrojtura.