( Mbresa rreth librit, “ Akademia e Fisnikve”, të autorit Pajtim Sejdinaj)
Nga: Hysen S. Dizdari, studiues i historisë dhe filatelisë
Hajredin Rakip Fratari, lindi në fshatin, Fratar të Mallakastrës, në vitin 1880, në një familje patriotike e atdhetare.Ai u shqua që në moshë të re, për veprimtari patriotike dhe ishte një ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të patriotit Ismail Qemalit. Familja e Hajredin Rakip Fratarit është ndër familjet më fisnike dhe më atdhetare e krahinës së Mallakastrës dhe të gjithë Shqipërisë.
Në parthenjen e librit, “ Akademia e Fisnikve”, të autorit Pajtim Sejdinaj, mbesa e Hajredin Fratarit, Dr.Iris Halilaj në faqen 3, shkruan:
“ Unë i takoj një brezi që jetojë, në komunizëm dhe u rrit duke njohur prindërit apo gjyshërit e munguar nëpërmjet rrëfimeve të familjarve…Neve më së shumti për stërgjyshërit dhe gjyshërirt na rrëfente gjyshja. Ajo thoshte se stërgjyshi, domethënë vjehrri i saj, Hajredin Fratari, firmëtari Pamvarsisë dhe dëshmori i saj, kishte qenë hero që kishte dhënë jeten për atdhe, mandej, edhe kishte hapur shkollën e parë shqipe në Mallakastër.”
Hajredin R. Fratari, përfundoi studimet e larta në Universitetin e Stambollit .Në viteve 1906, hapi e shkollën parë shqipe në Mallakaster.
Në maj të vitit 1914, për veprimtarin e tij atdhetare e patriotike, ai vritet pabesisht nga rebelët pro turq të kryengritjes së Haxhi Qamilit.
Ja si e përshkruan, momentin e pushkatimit të patriotit e atdhetarit, Hajredin Rakip Fratari, autori i librit: “ Akademia e Fisnikve”, Pajtim Sejdinaj,në një shkrim të tij me daten, 24.04.2024 në gazeten “Dielli”: “Përpara se ta qëllonin Korifeu u drejtohet të 12 mercenarëve haxhiqamilsa : “Ju nuk shikoni dot në këtë errësirë, por do të gdhijë dita dhe gjaku im, së bashku me diellin , do t’ju çelë sytë dhe do t’ju japë dritë fëmijve tuaj të pafajshëm’ ! Ai ishte vëtëm 35 -vjeç dhe la pas gruan e re me dy djem te veçkël, Skënderin dhe Raufin. Por ai la edhe një emër të madh, i qoftë shpirti falë ,se kush vdes për Atdhe është gjithmonë gjallë ”.
Në vitin 1928 Mbretëria Shqiptare e shpalli Hajredin Fratarin “Dëshmor të Kombit”. Me dekret nr. 3570 dt. 26.11.2002, ai është dekoruar nga Presidenti i Republikës me Medaljen e Artë të Shqiponjës.
Në vitin 2003,me vendim nr. 9 dt. 20.05.2003, Këshilli i Ministrave e ka shpallur “Dëshmor i Atdheut”.
Populli i Mallakastres i këndonë:
Në Fratar një derë e mirë
Lindi djalë Hajredinë!
Havako nënë me derte
Ç’djalë përkunde në djepe
Hajredinë, trimin e rrallë
Që çeli shkollën e parë
Kur lindi u tund konaku
Krisi pushka tek oxhaku!
Gjyshja e tij nga babai, Sabire Fratari, ka qenë mbesa e poetit kombëtar, Naim Frashëri, i cili ka shkruar dhe lanë trashigem ,Kombit Shqiptarë, poemën e tij të famshme: “Skënderbeu”.Ajo ka mbaruar studimet në Shkollën ”Robert College”, në Stamboll, Turqi.
Djali i tij, Rauf Hajredin Fratari, gjatë viteve 1923-1927 ka mbaruar Shkollën e Mesme Ushtarake në Modena të Italisë. Gjatë viteve 1929-1933, ai vazhdon studimet në Romë në Akademinë Mbretërore në degën e Kavalerisë me rezultate të larta. Nga viti 1935-1939, ai ka qenë ushtarak i lartë me gradën “Major”, pranë Gardës Mbretërore të Zogut. Ai ka qenë delegat në Konferencën e Pezës, në shtator të vitit 1942 si dhe delegat në Konferencën e Mukjes, në shtator të vitit 1943.Pas mos marrveshjeve të Mukjes, për të shpëtuar nga hakmarrja e rregjimit komunistë, Raufi u largua nga Shqipëria së bashku me shumë eksponentë të Ballit dhe të Legalitetit dhe u vendos në Itali duke lënë në Shqipëri gruan së bashku me të dy fëmijët e vegjël 2 dhe 4 vjeç, Hajredin Fratarin e Sabrie Fratarin.
Në vitin 1951, ai fitoi azilin politik dhe emigroi në SHBA, dhe në vitin,1953, ai mori nënshtetësinë amerikane.
Ja si jep, përshkruan, sagen e përsekutimin nga rregjimi komunist, të familjarave të patriotit, Rauf Fratari, djali i dëshmorit, Atdheut, Hajredin Rakip Fratari, autori i librit: “ Akademia e Fisnikve”, Pajtim Sejdinaj në faqen-29:
“Rauf Hajredin Fratari, nacionalisti që gjithë jetën punojë për kombin, udhëheqes i formacionit luftark kundër fashizmit.
Atë e bënë: “Armik të popullit” në “Emer të popullit”. Arritën deri atje sa marën “hak” te ndërtesa e shtëpisë deri sa e rrënuan. Mësjetoren e parë ( e vitit 1906) e kthyen në haur (depo të grumbullimit të drëthëravë”.)
I hoqën të gjitha reliket (që ishin ruajtur me fanatizëm nga pinjollët e Hajredin Rakip Fratarit), vetem e vetem se Hajredini isht i ati i Raufit.
Familja e Raufit u internua, të birin (Hajredin Fratarin) e futen në burg.Farëfsin e humben si “sopata pa bisht” dhe Raufin e përndoqën deri sa e vranë në vitin 1973.”
Me triumfin e demokracisë pas vitit 1991, doli në dritën e diellit ,puna dhe vepra e tij atdhetare e pariotike dhe mori vlersimet e merituera nga populli shqiptarë, e organet shtetërore.
Me dekret nr. 893 dt. 21.07.1994, Rauf Hajredin Fratari dekorohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Medaljen “Pishtar i Demokracisë”, me motivacionin “Intelektual dhe luftëtar i shquar për çështjen kombëtare”.
Djali i Raufit, Inxh. Hajredin Rauf Fratari u persekutue dhe u burgos nga rregjimi komunist.Me triumfin e demokracisë , duke qenë Inxh.Ndertimi hapi firmën e tij në fushën e ndërtimit dhe sot është një nga biznesmenët më të suksesshëm dhë më serjozë në fushën e ndërtimin në të gjithë Shqipëri.
Me fitoren e demokracisë, Hajredin Fratari, vazhdoi të ruaj traditat e fsinikërisë të kësaj familje patriotike e ardhetare, që me plotë të drejtë biografi i kësaj familje, studjuesi Pajtim Sejdinaj e ka titulluar biografin e kësaj familje patriotike: “ Akademia e Fisnikve”, sepse fisnikërinë e kanë virtytë dhe e kanë trazhguar brez pas brezi. Gjatë viteve 1998-1999, të luftës për çlirimin e Kosovës, ai ka ndihmuar dhe strehuar 312 kosovarë në apartamentet e tij duke i furnizuar vetë ai me ushqime dhe veshmbathje dhe çdo gjë të domosdoshme për jetesë.
Përshëndeti të gjithë shqiptarët me një porosi të Skënderbeut , shkruar nga poeti Naim Frashëri:
Porosia e Skënderbeut për Shqiptarët:
O vëllezër shqipëtarë,
Ju të jeni të bashkuar,
Që të jeni të nderuar’
Mos e lini trimërinë
Dhe bashkimnë në mes tuaj,
Jini të gjithë Shqipëtarë
Kini mëmë Shqipërinë,
Jini një fis e një farë,
E besoni Perëndinë,
Mëmëdhenë ta shpëtoni,
Përpiqi ditë dhe natë
Kurrë mos u frikësoni
Që të jeni të shpëtuar,
E të kini gjithë ç`doni
Mos e humbisni lirinë
Po të doni mirësinë.
Naim Frashëri
Pjesë nga poema: “Histori e Skënderbeut”