Ansambli “Gëzuar” përfaqëson Kosovën në Festivalin e Gjenevës

Geneve2Në hapje të festivalit, pjesëmarrësit  e 11 vendeve do ti përshëndes ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj.

Nga sot më 1 dhe deri më 3 nëntor 2013, në Gjenevë mbahet Festivali Internacional i traditës, në të cilin do të marrin pjesë 11 shtete,  ndër to edhe Kosova. Siç njofton producenti i Ansamblit  “Gëzuar” në Gjenevë, për fat të mirë në këtë festival Kosova do të jetë shteti i NDERIT. Ndaj edhe kësaj radhe Kosovën do ta prezantojë Ansambli GËZUAR nga Gjeneva, nën udhëheqjen e koreografit tonë të mirënjohur XHEMALI BERISHA, për çka edhe është përgatitur një program i veçantë artistik për këtë manifestim tradicional ndërkombëtar.

Në hapjen e festivalit në ora 19:30, pasi që do ti përshëndes pjesëmarrësit ambasadori mi Kosovës, z. Naim Malaj, pika e parë e programit artistik do të jetë paraqitja e ansamblit “Gëzuar”. Më pastaj do të pason për 2-3 ditë rresht programi i festivalit me pjesëmarrësit e vendeve të tjera.